Kosova
S’ka asnjë lëvizje për viza
Lëvizjen e lirë të Kosovës vazhdojnë të mos e përkrahin Franca, Belgjika, Holanda e Danimarka
Insistimi i kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, se heqja e vizave për kosovarët do të ndodhë këtë fundvit po vazhdon, teksa çdo ditë e më shumë po zbehen gjasat reale që ky proces të marrë dritën e gjelbër nga shtetet anëtare të BE-së.
Lëvizjen e lirë të Kosovës vazhdojnë të mos e përkrahin Franca, Belgjika, Holanda e Danimarka, derisa pro këtij procesi mbetet e vetme Gjermania, shkruan sot Gazeta Zëri.
Kreu i Qeverisë në detyrë, Ramush Haradinaj, po vazhdon të insistojë se heqja e vizave për Kosovën do të ndodhë në fund të nëntorit, eventualisht në dhjetor të këtij viti, pavarësisht se Këshilli i Ministrave të BE-së ende nuk e ka futur në agjendë këtë proces. Haradinaj heqjen e vizave e ka premtuar pothuajse në secilën paraqitje të tij publike si kryetar i Qeverisë, teksa një gjë të tillë e bëri edhe javën që lamë pas, me ç’ rast theksoi se me t’u formuar Qeveria e re liberalizimi i vizave do të ndodhë.
“Liberalizimi i vizave është vonuar shumë, jemi të pakënaqur për faktin që është vonuar kaq shumë. Megjithatë procesi është në finale të veten, në ditët e para të Qeverisë së re mund të ndodhë liberalizimi i vizave”. Po ashtu ai ka deklaruar se ky proces mund të shtyhet më së largu deri në dhjetor të këtij viti, përcjell albinfo.ch.
“Pra, një pjesë e punës mund të ndodhë edhe tani në fund të nëntorit, por presim zhvillime pozitive në dhjetor për liberalizimin. Hyrja në fuqi e vendimit mund të vonohet ndonjë javë, por jo me muaj, po presim seriozisht të ndodhë”, ka deklaruar Haradinaj javën e kaluar. Por pavarësisht premtimeve të vazhdueshme të Haradinajt dhe të zyrtarëve të tjerë të Qeverisë aktuale, njohësit e çështjeve të integrimeve i kanë thënë “Zërit” se liberalizimi për kosovarët nuk do të ndodhë as gjatë këtij viti. Kjo për shkak se këtë proces vazhdojnë ta kundërshtojnë ashpër shtetet e BE-së, si Franca, Belgjika, Holanda e Danimarka.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor













