Shëndetësi
S’ka nivel të sigurisë të pirjes së duhanit
Njerëzit që pinë nga edhe vetëm një cigare në ditë, sipas studimit të BMJ-së, kanë gjasa 50 për qind më shumë që të kenë sëmundje të zemrës dhe 30 për qind më shumë që të përjetojnë sulme në zemër, në krahasim me ata që s’kanë pirë kurrë duhan
Duhanpirësit duhet të ndalin tërësisht cigaret në vend se të reduktojnë numrin e cigareve që pinë, për të ulur rrezikun për sëmundje të zemrës dhe sulme, ka sugjeruar një studim i fundit.
Njerëzit që pinë nga edhe vetëm një cigare në ditë, sipas studimit të BMJ-së, kanë gjasa 50 për qind më shumë që të kenë sëmundje të zemrës dhe 30 për qind më shumë që të përjetojnë sulme në zemër, në krahasim me ata që s’kanë pirë kurrë duhan, transmeton Albinfo.ch.
Ata thonë se nuk ka asnjë nivel të sigurisë për duhanpirësit.
Analizat e 141 studimeve kanë treguar se pavarësisht sa pinë duhan, si ata që pinë shumë, si ata që pinë më pak, rreziku te të dy grupet është i madh. Megjithatë, ekspertët thonë se reduktimi të paktën ul për pak shanset për sulm në zemër.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












