Sport
S’ka oferta për Sadikun
Së fundmi është folur për një kalim të mundshëm të Sadikut te Galatasaray, por shuma e lartë që varion nga 7,5 deri në 9,5 milionë euro që kërkon presidenti i Zurichut, Ancillo Canepa për ta lënë të lirë lojtarin ka frenuar drejtuesit e Galatasarayt
Armando Sadiku për momentin nuk do të lëvizë nga Zurichu. Pavarësisht interesimit të shumë klubeve për sulmuesin e kombëtares shqiptare, ofertat konkrete mungojnë dhe të hënën futbollisti nga Elbasani pritet të zbresë rregullisht në fushë me skuadrën e trajnerit Uli Forte në sfidën e javës së parë të kategorisë së dytë zvicerane, me Zurichun që do të ketë përballë Ëinterthur, shkruan albinfo.ch.
Së fundmi është folur për një kalim të mundshëm të Sadikut te Galatasaray, por shuma e lartë që varion nga 7,5 deri në 9,5 milionë euro që kërkon presidenti i Zurichut, Ancillo Canepa për ta lënë të lirë lojtarin ka frenuar drejtuesit e Galatasarayt të bëjnë një ofertë konkrete për autorin e golit të vetëm të Shqipërisë në “Euro 2016”.
Një nga drejtuesit e Zurichut, Thomas Bickels edhe pse nuk i mbylli dyert largimit të Sadikut në një intervistë për mediat zvicerane bëri me dije se aktualisht oferta konkrete për lojtarin nuk ka dhe ai do të luajë në javën e parë të Challenge League.
“Nëse do të ketë ne do të gjejmë një zgjidhje për të gjitha skuadrat e interesuara për lojtarin”, shtoi më tej Bickels. Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e sulmuesit shqiptar, për momentin e vetmja gjë që mund të thuhet se Sadiku do të luajë me Zurichun në ndeshjen e parë sezonale.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih














