Kosova

S’ka rregullore, Prishtina ndalon qarkullimin e trotinetëve elektrikë

Kjo masë është marrë deri në votimin e rregullores për trotinetë elektronikë.

Komuna e Prishtinës ka ndaluar qarkullimin e trotinetëve elektronikë në sheshet kryesore të qytetit si dhe në hapësirat ku ka shumë këmbësorë, raporton Albinfo.ch.

Këtë e ka ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

Ai ka shkruar në Facebook se kjo masë është marrë deri në votimin e rregullores për trotinetë elektronikë.

“Me vendim të Kryetarit, kemi ndaluar qarkullimin e trotinetëve elektrikë në sheshet e Prishtinës dhe në vendet ku ka frekuentim të madh këmbësorësh! Kjo masë e domosdoshme është marrë deri në votimin e rregullores, e cila është duke u punuar”, shkroi Zogaj./Albinfo.ch