Lajme
S’ka transplantim të veshkave nga donatorë të vdekur
Sipas shoqatës së të sëmurëve nga veshka “Nefron” për shkak tët neglizhencës institucionale, në Maqedoni ka më shumë se dy vjet që është ndalur transplantimi i veshkave nga të vdekurit
Transplantimi i veshkave në Maqedoni bëhet vetëm nga personat e gjallë, prandaj ka më shumë se dy vjet, për shkak të paqartësive institucionale, është ndaluar transplantimi i veshkave nga donatorët e vdekur. Sipas shoqatës së të sëmurëve nga veshka “Nefron” shkak për këtë, është kryesisht neglizhenca e institucioneve kompetente.
Pra nuk është rregulluar çështja e sigurimit të veshkave nga donatorë të vdekur por operacionet bëhen vetëm në rast të sigurimit të organit nga personi i gjallë, citon Alamkos.
“Për këtë, ne si pacientë apelojmë të formohet sistem dhe trupa pune në institucionet kompetente që do ta punojnë vetëm këtë çështje – tha Dushko Gjeorgjiev, Shoqata “Nefron”, transmeton Albinfo.Ch. Para dy viteve, kur është ndalur procesi, kanë ndodhur 100 transplantime, 12 prej tyre kanë qenë nga donatorë të vdekur. Nefrologët thonë se nga fillimi i vitit janë realizuar tre transplantime të veshkës, por vetëm nga donatorë të gjallë.
“Mendoj se pas ngecjes që kishim, programi i rregullt i transplantimit të gjallë funksionon ndërsa kur të vijnë kohëra më të mira, sigurisht përsëri do të vijë edhe ai kadaverik”, tha Goce Spasovski, nefrolog.
Ndryshe, në Maqedoni rreth 1500 pacientë janë në dializë, ndërsa për ta transplantimi i veshkës nënkupton ndryshimin e cilësisë së jetës.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel













