Koronavirusi: çast pas çasti
Skandal i ri në Austri: Maskat kineze u shiten si prodhime austriake
Kompania austriake “Hygiene Austria” është bërë objekt i hetimeve nga gjykata në luftën kundër korrupsionit, pasi kishte ripaketuar maskat mbrojtëse nga Kina duke i shitur si prodhim austriak.

Gjatë bastisjeve të kryera së fundmi, janë zbuluar 45 punonjës që punonin në “të zezën” pa leje brenda bodrumit të kompanisë, ku ripaketonin maskat e prodhuara në Kinë.
Kjo kompani që u themelua në fillim të pandemisë më herët kishte mohuar të gjitha akuzat, por tani e kanë pranuar se kanë bërë ripaketimin e maskave kineze, duke i shitur për prodhim austriak, shkruajnë mediat austriake, përcjell albinfo.at
Hetimet filluan pas përgjimit të bisedave telefonike të dyshuarve për tregti me njerëz, kështu dhjetëra punëtorë punonin “në të zezën” nga 12 orë në ditë, shtatë ditë në javë.
Gjatë vizitës së politikanëve në këtë kompani, një kat më lartë ata ua prezantonin maskat FFP2 e prodhuara në Austri, kurse në bodrum ripaketonin maskat kineze, që në mënyrë të kundërligjshme i shisnin si prodhim austriak.
Bëhet fjalë për të paktën 20 milionë maska nga Kina që me çmim shumë më të lartë, si prodhim austriak, u janë shitur qytetarëve në tregun e këtij vendi.
Kompania që kishte furnizuar me maska edhe Parlamentin dhe një zinxhir të madh të lokaleve, ka pranuar se kishte angazhuar një fabrikë kineze për prodhimin e maskave, që me një çmim më të madh nga 60-100 për qind janë shitur si prodhime austriake.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Tesla vetura me e shitur në Austri Modeli elektrik 3 ishte vetura më e kërkuar në Austri në muajin mars....
-
Qeveria planifikon heqjen e homologimit për automjetet që vijnë nga jashtë
-
Mergim Berisha shënon golin e 10-të në Bundesligën austriake
-
21 për qind e austriakëve dëshirojnë t’i kalojnë pushimet jashtë vendit
-
Shkëlzeni u jep “një jetë të dytë” këpucëve ortopedike
Jeta në Zvicër
-
Paga minimale po dëmton të rinjtë në kantonin zviceran Rreth tre vjet më parë, kantoni zviceran i Jura prezantoi një pagë minimale prej 20 CHF...
-
Shifrat me Covid-19 këtë javë në Zvicër
-
Shkëlzeni u jep “një jetë të dytë” këpucëve ortopedike
-
Kantoni më i mirë për tatimet në Zvicër
-
Zvicra mban lidhje ajrore me Brazilin, përkundër rreziqeve