Kultura
Skena „i nënshtrohet“ sovranitetit të Elinës
Elina, shënon fuqishëm praninë e saj në skenë, jo vetëm me këndimin mjeshtëror por me gjithë paraqitjen e saj prej artisteje komplete
Shoqata Zvicër-Shqipëri, me seli në Goldau të St. Gallen-it ka organizuar më 11 mars një koncert të këngëtares shqiptare-zvicerane të xhazit, Elina Duni.Një fjalë rasti, përmes të cilës Rolf Alther, kryetar i shoqatës, ka pershëndetur miqtë shqiptarë e zviceranë, i ka paraprirë koncertit të Elina Dunit dhe kuartetit të saj. e përbërë nfga Colin Valon, Bänz Oester dhe Norbert Pfammatter.
Më pastaj, skena ishte e hapur për këngëtaren me zë dhe sharm të veçantë, Elina Duni. Ajo filloi koncertin me përkushtimin që i kishte bërë gjyshit të saj, shkrimtarit të njohur disident nga Shqipëria Mehmet Myftiu, nënës, po ashtu shkrimtare, Besa Myftiu, të pranishëm në sallë.
Repertori të cilin e prezantoi para një publiku jo të madh në njumër, të përbërë kryesisht nga zviceranë, përbëhej nga këngë të traditës shqiptare dhe ballkanike, të përpunuara dhe të shkrira në frymën e xhazit e të bluzit.
Ndryshe nga koncertet tjera, kësaj here munguan këngë nga thesari i xhazit botëror, të cilat, ndryshe, Duni i këndon me mjeshtri dhe u fal frymën e saj të veçantë.
© albinfo.ch
Këngët si “Një lule”, “Do marr çiften…”, “Baresha”, “Lume, Lume” etj. nuk lënë askënd indiferent. Elina, shënon fuqishëm praninë e saj në skenë jo vetëm me këndimin e ndjerë dhe zërin e veçantë por edhe me interpretimin, grimasat, gjuhën e trupit, me një fjalë, me gjithë paraqitjen e saj prej artisteje komplete.
Këngë të njohura nga tradita jonë popullore, në laboratorin e saj krijues përftojnë cilësi tjera, të panjohura më parë. Ajo, përmes përpunimit mjeshtror dhe njëherësh të paimponueshëm, nxjerr prej tyre vlera të reja muzikore e reflekse tjera, të pasuruara kuptimore.
Elina, së bashku me të ëmën, Besa Myftiu, kishte emigruar nga Shqipëria në Gjenevë, kur ende nuk kishte mbushur 11 vjet. Në këtë qytet ajo ka studiuar pianon klasike në “Conservatoire de Musique de Genève“ dhe në „Collège de Saussure“, por gjatë asaj kohe ka zbuluar edhe pasionin e saj për xhazin.
© albinfo.ch
Një kohë ka jetuar dhe studiuar në Nju Jork ndërsa me kthimin në Zvicër, në vitin 2004, Duni mbaroi konservatorin e muzikës, drejtimin për xhaz, në Bernë. Në të njëjtën kohë ajo iu kushtua xhazit, duke krijuar kuartetin e saj me Colin Valon, Bänz Oester dhe Norbert Pfammatter.
Prej disa vitesh Elina Duni me kuartetin është e pranishme dhe shumë e vlerësuar në skena të ndryshme të Zvicrës, Gjermanisë, Austrisë, Shqipërisë, Kosovës etj.
© albinfo.ch
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
-
Gjermani
Iu dha lamtumira e fundit dje mërgimtarit nga Gjermania që humbi jetën në vendin e punës
-
Paris
Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço”
Jeta në Zvicër
-
Nëntë kilometra bllokim trafiku përpara tunelit Gotthard Të shtunën ka pasur sërish bllokim trafiku para portaleve të tunelit Gotthard. Udhëtarët duhej të prisnin...
-
A është e ligjshme djegia e flamurit të Zvicrës?
-
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra, për të cilat duhet të dini këtë javë
-
Bazel: Politikanët po bëjnë thirrje për mbajtjen e fëmijëve larg celularëve
-
Transmetuesit publikë zviceranë tërhiqen nga X/Twitter