Autotech
Skocia do të përdorë dronët për shpërndarjen e furnizimeve mjekësore
Skocia pritet të fillojë provat për mbledhjen dhe shpërndarjen e furnizimeve dhe mostrave mjekësore të NHS-së, duke përdorur dronë në një përpjekje për të përmirësuar metodat aktuale të transportit.
Sipas medieve të huaja, përcjell Albinfo.ch, dronët do të operojnë ndërmjet objekteve të shumta të kujdesit shëndetësor midis Angus dhe Dundee, duke ndihmuar në menaxhimin e pandemisë.
Provat e para të dronëve do të fillojnë në muajin mars, një lëvizje të cilën këshilltari udhëheqës i Këshillit Angus, David Fairweather, e përshkroi si një hap në ‘transformimin’ e sistemit të kujdesit shëndetësor për rajonin.
Metoda e re e transportit synon t’i ofrojë NHS-së një shërbim grumbullimi dhe shpërndarjeje sipas kërkesës, duke lejuar që mostrat të mblidhen nga praktikat mjekësore lokale për analiza në laboratorët e patologjisë në spitalet më të mëdha duke përdorur një shërbim më të shpejtë dhe më të besueshëm.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre















