Kosova
SKV: Pas EQAR-së do të përjashtohemi edhe nga ENQA
Organizata studentore “Studim Kritikë Veprim” thotë se përjashtimin nga EQAR, e mundësinë e madhe për përjashtim nga ENQA, e sheh si regres por jo kthim në pikën fillestare
Shkarkimi i Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim dhe ushtruesit të detyrës së drejtorit të kësaj Agjencie, me vendimin e Kryeministrit, Haradinaj, të zbatuar nga Ministri i Arsimit, Bytyqi, çoi te përjashtimi nga Regjistri Evropian për Cilësi të Arsimit të Lartë (EQAR). Ndërsa mos arsyetimi i këtij vendimi dhe zvarritja e përzgjedhjes së anëtarëve profesional, e të rinj të bordit, do të degradojë edhe më shumë gjendjen e arsimit të lartë në Kosovë, duke rezultuar me përjashtim në të ardhmen e afërt edhe nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë (ENQA).
Organizata studentore “Studim Kritikë Veprim” thotë se përjashtimin nga EQAR, e mundësinë e madhe për përjashtim nga ENQA, e sheh si regres por jo kthim në pikën fillestare.
“Në vend se qeveria ta trajtonte me prioritet këtë çështje të ngutshme, po ndodh e kundërta, pra zvarritja e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj, të kualifikuar e profesional në Bordin e AKA-së.
Cilësia e arsimit në Kosovë jo vetëm që nuk ka qenë asnjëherë prioritet, por gjithmonë është parë si sektor që do të gjenerojë vota, e vende pune për klanin në pushtet. Ata nuk janë të interesuar për ngirtje të cilësisë dhe integrim të arsimit, ata janë të interesuar për rehatim të njerëzve të tyre”, theksohet në reagim përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave










