Lajme
Sllovenia në situatë të rëndë me spitalet që trajtojnë Covid-19
Kapaciteti për kujdesin shëndetësor mbetet i kufizuar
Situata shëndetësore në Slloveni mbetet kritike, ku kurba e infektimit dhe e vdekjeve vazhdon të jetë në rritje.
Në 24 orët e fundit, numri i rasteve të reja me COVID-19 arriti në 3 568, nga 9 068 testime.
Ajo që shqetëson autoritetet shëndetësore është situata në spitale.
Sipas Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik (Nijz), aktualisht janë shtruar 920 pacientë, nga të cilët 212 janë nën kujdesin intensiv të mjekëve, raporton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
Trendi dyjavor u rasteve të reja për 100 mijë banorë është 1894, për 39 343 raste pozitive të regjistruara në total.
Prandaj, kapaciteti për kujdesin shëndetësor mbetet i kufizuar. Departamenti i pediatrisë në spitalin e Mariborit raportoi një mungesë të respiratorëve në dispozicion për fëmijët më të vegjël, ndërsa poliklinika e Lubjanës bëri apel për një përdorim sa më racional të shërbimeve spitalore.
Fushata e vaksinimi po ecën me ritëm të ngadaltë, me vetëm 53.5% të popullsisë së rritur të imunizuar me dy doza.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme Në zona të caktuara, rreziku i rënies së shkëmbinjve po rritet dhe disa pjesë të terrenit... -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s -
Zvicër: 15 aksidente fatale uji në një muaj -
Ish-politikani i SVP-së akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 40 herë: Pritet dënim i përjetshëm -
Zvicër: Shtatëmbëdhjetë gra tashmë viktima të femicidit













