Lajme
Sondazhi: Një e katërta e punonjësve zviceranë nuk duan të vaksinohen
Një studim i kryer nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Bernë në emër të sindikatës Travail sugjeron se një pjesë e konsiderueshme e fuqisë punëtore të Zvicrës nuk dëshiron të vaksinohet kundër virusit SARS-CoV-2, raporton gazeta 20 Minutes.
Sipas anketës, 45.8% do të ishin të gatshëm të merrnin një vaksinë të certifikuar nga qeveria, 29.5% ishin të pavendosur dhe 24.7% thanë se do të refuzonin të vaksinoheshin, përcjell albinfo.ch,
Tobias Fritschi, një nga autorët e sondazhit, mendon se skepticizmi mund të shpjegohet pjesërisht me faktin se vaksinat janë ende në fazën e zhvillimit.
Sondazhi mori në pyetje 1,419 njerëz të moshës midis 15 dhe 64 vjeç. 2% thanë se ishin diagnostikuar si të infektuar nga virusi, përcjell tutje albinfo.ch.
Për të arritur imunitetin e tufës, një përqindje e caktuar e popullsisë do të kishte nevojë për imunitet qoftë nga një vaksinë, qoftë natyrshëm nga infeksioni. Sa e lartë është kjo përqindje mbetet një pyetje e hapur. Në një intervistë për “The Economist”, Bill Gates tha që vlerësimi aktual më i mirë është midis 30-60%. Pyetjet mbeten gjithashtu rreth forcës dhe kohëzgjatjes së imunitetit natyror dhe vaksinës.
E-Diaspora
-
Përfundon shpërndarja e teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë në diasporë Rreth 17 mijë tekste shkollore janë dërguar në 18 shtete për të mbështetur mësimin e gjuhës... -
Gjilani mirëpret mërgatën me tetë ditë aktivitete kulturore dhe artistike -
Gjermani: Procedim penal për dy shtetas të Kosovës që qëndronin ilegalisht në vend -
Ekstradohet nga Italia në Kosovë një i kërkuar nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh -
Vizitorë të shumtë nga diaspora zgjedhin Bibliotekën Kombëtare gjatë pushimeve në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Përdorimi i hapur i drogës në qendër të qytetit të Cyrihut është në rritje Pas një rritjeje të përdorimit të drogës në hapësirat publike gjatë verës, Cyrihu është përgjigjur me... -
Vala e të nxehtit po shkakton vonesa në trenat zviceranë -
Vjedhjet online në Zvicër shënojnë rritje -
Gjykata Evropiane kritikon Zvicrën për mohimin e të drejtave të vizitave në burgje -
Gjykata pezullon ndalimin e burkinit në pishinat publike të Gjenevës














