Tematike
Sondazhi tregon se sa kanë frikë zviceranët nga koronavirusi
Koronavirusi ka një ndikim të theksuar në gjendjen shpirtërore të popullatës zvicerane. Këtë e tregon një sondazh i porositur nga SRG

Mbi gjysma e zviceranëve e vlerësojnë të keqe ose shumë të keqe gjendjen shpirtërore për shkak të pandemisë së koronës, shkruan sda.ch.
Për shkak të valës së dytë, më shumë se 80 për qind e të anketuarve supozojnë se normaliteti do të kthehet jo më herët se në verën e vitit 2021.
Shqetësimet në lidhje me izolimin shoqëror dhe vetminë, të shkaktuara nga korona, janë rritur nga 30 për qind sa ishin në qershor në 46 për qind, në tetor, trasmeton albinfo.ch. Këtë e tregon rezultati i sondazhit më të ri të realizuar me porosi të SRG, “Corona Monitor”, të botuar të premten, për të cilin janë përfshirë në analizë përgjigjet nga rreth 42.425 të anketuar.
Shqetësimi kryesor: liria personale
Me valën e dytë të koronës, është rritur gjithashtu frika nga sëmundja. 45 për qind e të anketuarve janë shprehur se kanë frikë prej saj. Kjo nuk korrespondon shumë me vlerën e regjistruar në fillim të pandemisë, në muajin mars, por është dukshëm më shumë se në qershor kur ishin 31 për qind që kishin frikë.
Liritë personale mbeten shqetësimi numër një, në raport me pandeminë. 55 për qind e të anketuarve e konsiderojnë këtë si një nga shqetësimet kryesore në lidhje me pandeminë.
Detyrimi për maskë, gjen mbështetje në popull
63 për qind kanë thënë se do të sillen me më shumë kujdes kur të rritet numri i rasteve. Vetëm 16 për qind do të vaksinoheshin menjëherë nëse një vaksinim Covid 19 miratohet në Zvicër, përcjell albinfo.ch. 28 për qind përgjithësisht do të refuzonin vaksinimin. Pjesa më e madhe e popullsisë do të vendosë në varësi të situatës, se si do të veprojë.
Tani ka një mbështetje të gjerë për zgjerimin e detyrimit për mbajtje të maskës. 64 për qind janë pak a shumë në favor të vëniees së saj të detyrueshme në punë. Një shumicë e qartë (59 për qind) gjithashtu mendon se është e drejtë që detyrmi për maskë të zbatohet edhe jashtë ambienteve të mbyllura, të paktën herë pas here.
Mbështetja për qeverinë, rritet kur ajo merr masa
Masat e ngadalësimit ë pandemisë, të vendosura nga Këshilli Federal më 28 tetor mbështeten gjithashtu nga popullsia. Dy të tretat e të anketuarve janë në favor të këtyre kufizimeve, përcjell albinfo.ch. Ndërkohë, miratimi për një bllokim të shkurtër është rritur: nëse para 28 tetorit 49 për qind e popullsisë ishin shprehur në favor të tij, miratimi është rritur në 54 për qind, në ditët pasuese.
Vetëm 37 për qind e të anketuarve kishin deklaruar para shtrëngimit të masave se ata kanë besim të madh ose shumë të madh në Këshillin Federal – ndërsa në qershor kjo shkallë ishte 66 për qind. Megjithatë, në ditët në vijim, kjo vlerë është rritur sërish deri diku, dhe ka arritur në 44 për qind.
Sondazhi i realizuar nga qendra kërkimore Sotomo me porosi të Monitorit të 5-të SRG është kryer në dy segmente, trasnmeton albinfo.ch. Vlerësimi kryesor ka zgjatur nga 23 më 28 tetor 2020 dhe në të kanë marrë pjesë gjithsej 34.872 njerëz.
Për të qenë në gjendje të shqyrtohen efektet e drejtpërdrejta të vendimeve të qeverisë (të marra më 28 tetor), kohëzgjatja e sondazhit është zgjatur deri më 2 nëntor.
Gjatë kësaj kohe janë kryer edhe 7553 intervista të tjera.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Chair Airlines renditet në mesin e kompanive me nisjet më të sakta në Zvicër "Chair", ndër kompanitë më të sakta në kohë reale për fluturime...
-
Dy shqiptarë dënohen me 18 vjet burg Angli
-
Promovohet libri kushtuar veprimtarit Rafi Halili
-
Mira Murati me hapin e radhës në krijimin e “Thinking Machines Lab”
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Autoritetet bëjnë thirrje për vigjilencë pas reshjeve të mëdha të borës në jug të Zvicrës Vigjilenca mbetet rend i ditës në kantonin jugor të Valais, pavarësisht situatës stabile pas borës së...
-
Kreu i policisë: Zvicra nuk do të kursehet nga një përshkallëzim i dhunës lidhur me drogën
-
Zermatt i qasshëm përsëri, situata në Valais po normalizohet
-
Çfarë është “Kuvendi Qytetar” i Zvicrës dhe çfarë roli luan ai?
-
A e dini se emërtimi i lopëve është traditë në Zvicër