Sport
Sonte Finalja e Ligës së Kampionëve, e hap Dua Lipa
Ndeshja fillon në orën 20:45, ndërsa më herët, rreth orës 20:00 pritet të organizohet një ceremoni soektakolare në të cilën do të performojë edhe këngëtarja, Dua Lipa
Sonte në qytetin e Kievit do të luhet finalja e Champions League pas një edicioni fantastik që kaloi e ku pati edhe debate të shumta nëse në këtë garë duhet të futet edhe sistemi VAR pasi në shumë ndeshje gjyqtarët u tha se gabuan.
Reali i Madridit dhe Liverpooli janë dy klubet që i kanë ardhur deri në fund, rrugës për të fituar Championsin, ndërsa akti i fundit do të jetë ai që do të përcaktojë fituesin e edicionit 2017-2018. Madrilenët vendosën një rekord vitin e kaluar, me dy Champions radhazi, ndërsa këtë vit kërkojnë ta bëjnë të pathyeshme këtë arritje, duke e çuar në 3 radhazi numrin e trofeve më të rëndësishëm për klube në Evropë.
Nëse triumfon Real Madridi një rekord personal do ta thyente edhe Cristiano Ronaldo pasi do të behej futbollisti i vetëm që ka fituar 5 Championsa. Skuadra angleze Liverpooli iqë drejtorhet nga strategu gjerman Klopp ka treguar një formë fantastike, duke qenë absolutisht skuadra më spektakolare e këtij edicioni, e udhëhequr nga top sulmuesi egjiptian Muhamed Salah.
Ndeshja fillon në orën 20:45, ndërsa më herët, rreth orës 20:00 pritet të organizohet një ceremoni soektakolare në të cilën do të performojë edhe këngëtarja, Dua Lipa.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant












