CH-Ballkani

Sonte në mesnatë kthehet ora verore

Ndryshimi do të ndodhë në orën 02:00 pas mesnate, kur ora do të shkojë përpara për një orë, që i bie se do tüe kemi një orë më pak gjumë

Sonte në mesnatën do të bëhet ndërrimi i orës që mund të jetë i fundit pasi që në Parlamentin Evropian po debatohet për shfuqizimin e llogaritjes së kohës me orën dimërore dhe verore.

Ndryshimi do të ndodhë në orën 02:00 pas mesnate, kur ora do të shkojë përpara për një orë, që i bie se do tüe kemi një orë më pak gjumë.

Ndryshimi i orës shkakton rritje të stresit dhe një lodhje të përgjithshme, që ndikon edhe në kapacitetin tonë të përqendrimit por ekspertët kanë vlerësuar që  kjo ndodh vetëm në ditën e parë prandaj Parlamenti Evropian vitin e kaluar votoi në favor të mbajtjes së të njëjtës kohë gjatë gjithë vitit.

Megjithatë, rezoluta nuk është detyruese. Rezoluta e miratuar përfshin studimin e Shërbimit Kërkimor Evropian të tetorit 2017, duke mos arritur gjithsesi në ndonjë rezultat përfundimtar, por që tregon ekzistencën e efekteve negative tek shëndeti i njeriut.

Rezoluta gjithashtu thekson se është vendimtare të mbahet një regjim kohor i unifikuar i BE.