Lajme
Sot po zhvillohet samiti i NATO-s në Bruksel
Samiti i NATO-s, ku marrin pjesë krerët e qeverive dhe shteteve të vendeve anëtare të NATO-s, filloi në selinë e NATO-s në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel.
Në samit marrin pjesë liderët e 30 vendeve, përfshirë edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Në mesin e temave kryesore të samitit të NATO-s janë vendimet rreth përcaktimit të udhërrëfyesit për 10 vjetët e ardhshme të aleancës, përditësimi i konceptit strategjik të NATO-s, rritja e Kinës, Ukraina dhe situata e marrëdhënieve me Rusinë, të cilat janë tensionuar në vitet e fundit, kërcënimet kibernetike, lufta me terrorizmin, teknologjitë shkatërruese, ndikimi i ndryshimit të klimës mbi sigurinë dhe përfundimi i misionit të NATO-s në Afganistan.
Në samitin e NATO-s, ku për herë të parë pas zgjedhjes si president merr pjesë edhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të diskutohen marrëdhëniet transatlantike.
Në përfundim të samitit Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të zhvillojë një konferencë për shtyp dhe do të japë informacione rreth samitit. Gjithashtu pritet që në përfundim të takimit të publikohet edhe deklarata e samitit.
Në kuadrin e samitit krerët e shteteve dhe qeverive që nga mbrëmë kanë filluar të zhvillojnë bisedime dypalëshe në Bruksel. Parashikohet që disa liderë të vazhdojnë bisedimet dypalëshe në selinë e NATO-s edhe pas përfundimit të samitit. /AA
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Promovohet në Cyrih platforma “Putpuri”, nga Prishtina Të premten, më 5 prill, platforma botuese e pavarur dhe nisma bashkëpunuese ndërmjet Prishtinës dhe Cyrihut,...
-
Më 7 prill, edicioni i tretë i panairit të librit shqip në SHBA
-
‘Vallja kosovare’ jehon në Universitetin e Gjenevës (Video)
-
Iu gjet drogë në shtëpi, arrestohet shqiptari në këtë shtet
-
Në aeroportin e Bazelit anulohet fluturimi për në Prishtinë, mërgimtarët ankohen
Jeta në Zvicër
-
Bislimi e Jashari nuk pritet të përzgjidhen nga Zvicra për Evropian Bëhet e ditur se mesfushorët Uran Bislimi e Ardon Jashari janë në grupin e lojtarëve që...
-
Ku janë restorantet ‘më të mira’ në Zvicër?
-
Zvicra duhet të forcojë kontrollin e sektorit të saj financiar, paralajmëron FMN
-
Trafiku i dendur edhe sot, bllokohen autostradat zvicerane
-
‘Vallja kosovare’ jehon në Universitetin e Gjenevës (Video)