Lajme
Sot Zvicra përkujton me një minutë heshtje viktimat e koronavirusit
Presidenti Parmelin: "I ftoj të gjithë në Zvicër të mbajnë një minutë heshtje për viktimat e koronavirusit, të premten në orën 11:59"
Me një minutë heshtje dhe me rënien e këmbanave, Zvicra përkujton sot në mesditë mbi 9.300 njerëzit që kanë vdekur në pandeminë e koronës, shkruan albinfo.ch.
Pikërisht një vit më parë, ishte bërë e njohur vdekja e parë nga koronavirusi në Zvicër.
Sic raporton agjencia zvicerane SDA në fillim të javës, Presidenti Federal Guy Parmelin u ka bërë thirrje kishave në Zvicër që t`i aktivizojnë kambanat të premten në mesditë, transmeton albinfo.ch. Në të njëjtën kohë, ai u ka bërë thirrje zviceranëve që të mbajnë një minutë heshtje.
Minuta e heshtjes, në orën 11:59
“Të bashkuar në përkujtim: Unë i ftoj të gjithë në Zvicër të mbajnë një minutë heshtje për viktimat e koronavirusit, të premten në orën 11:59. Pas kësaj, do të bien këmbanat e kishave”, ka shkruar Parmelin në një postim tjetër të mërkurën në Twitter.
“Në heshtje, dhe megjithatë së bashku, ne duam të tregojmë miqësinë, mbështetjen dhe mirënjohjen tonë”.
Parmelin sugjeron minutën e heshtjes jo vetëm për më shumë se 9,300 viktima të pandemisë dhe për ata që kanë humbur të afërmit, përcjell albinfo.ch. Duhet të përkujtohen edhe personat që aktualisht vuajnë nga sëmundja ose po trajtohen nga efektet afatgjata, por edhe njerëzit që po i mbështetën këta.
Në konsultim me presidentët e të dy dhomave të parlamentit Qeveria Federale ka vendosur të mos organizojë ndonjë ceremoni përkujtimore. Ky vendim justifikohet me situatën aktuale epidemiologjike. Kishat rajonale gjithashtu përgatisin aktivitete homazhi, pavarësisht nga Qeveria Federale.
E-Diaspora
-
Albin Kurti i bën thirrje mërgatës: Regjistrohuni sa më parë për të votuar me postë Kryeministri në detyrë i Kosovës kërkon mobilizimin e diasporës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit,... -
Vjosa Osmani i bën thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani në Kosovë dhe votoni -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme -
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale zvicerane kërkon dënime më të rënda për vjedhjen e biçikletave Qeveria federale e Zvicrës ka mbështetur një propozim për ashpërsimin e dënimeve ndaj vjedhjes së biçikletave... -
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër në momentin kritik -
Mamitë në Gjenevë kërkojnë rritje page dhe njohje më të madhe të profesionit -
Zvicër: Mbetjet ushqimore ende shumë të larta -
Kosova përfaqësohet në “St. Gallen Symposium 2026”, fokus sfidat globale dhe roli i politikës













