Shkurt.ch
SP-PS, për “një Evropë më sociale”
Në kuvendin e saj të mbajtur sot, Partia Socialdemokrate e Zvicrës është marrë me politikën aktuale evropiane dhe qasjen që, sipas kësaj partie, duhet ta ketë Zvicra kundrejt saj.
Me këtë rast kryetari i SP-PS, Christian Levrat është deklaruar lidhur me krizën e euros. Ai ka shfaqur shpresën se, me fitoren e socialistit Hollande në garën presidenciale në Francë, gjërat mund të marrin të mbarën.
Levrat ka kritikuar tërthorazi ministrin e mbrojtjes Ueli Maurer nga partia SVP-UDC, për qëndrimin e tij kundër tendencave brenda politikës zvicerane për bashkim me BE-në. Kryetari i SP-së ka thënë se edhe pa një bashkim të tillë, Zvicra nuk mund të jetë e izoluar nga zhvillimet në BE.
Më tutje Levrat ka kritikuar qeveritë evropiane se ato tepër gjatë kanë ndihmuar bankat dhe gjatë kësaj kohe nuk janë kujdesur për punëtorët. “Tash, Evropa duhet të bëhet urgjentisht më sociale”.
Krahas temës së Evropës, delegatët kanë shqyrtuar edhe të drejtën e azilit. Me këtë rast ata kanë dënuar në mënyrë të vendosur ashpërsimet e Ligjit të azilit, që janë miratuar një javë më parë nga parlamenti.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit













