Lajme
SpaceX, gati për nisje këtë vit
2019 ishte një vit absolutisht i ngjeshur për SpaceX. Kompania nisi një seri misionesh për klientët e saj, bëri përparim të mirë në anijen e saj kozmike të Crew Dragon për NASA, dhe filloi të lansojë satelitët e saj të komunikimit Starlink.
Viti 2020 premton që të jetë i ngarkuar me misione të shumta dhe kompania nuk po shpenzon kohë duke e rikthyer programin e saj qysh ne fillim të vitit më 6 janar.
Misioni fillimisht ishte menduar të ndodhte më 30 dhjetor, por vonesat e detyruan SpaceX që të shtyjë misionin, transmeton lajmi.net, përcjell albinfo.ch.
Vetë misioni, i njohur si Starlink-2, do të jetë i treti nga shumë nisma të planifikuara të Starlink, duke dërguar 60 satelitët e vegjël të komunikimit të SpaceX në orbitën e Tokës. Është hera e dytë që SpaceX do të nisë një ngarkesë prej 60 satelitësh të saj në një kohë.
Planet madhështore të SpaceX për projektin e tij Starlink përfshijnë dhjetëra lëshime në vit dhe mijëra satelitë të vegjël të dërguar në orbitën e Tokës.
Satelitet, pasi pozicionohen saktë, do të ofrojnë një rrjet komunikimi dhe qasje të të dhënave me shpejtësi të lartë në pjesë të botës që aktualisht mungojnë. Do të kushtojë miliarda dollarë të SpaceX për të bërë të gjitha këto.
Duket e shkëlqyeshme, por jo të gjithë në bord kanë qenë të pajtimit, dhe shumë astronomë kanë qenë jashtëzakonisht kritikë ndaj planit të SpaceX për shkak të ndikimit të tij të mundshëm në vëzhgimet e hapësirës me bazë Tokën.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












