Lajme
Spahn: Vaksinimi antiCovid-19 një akt patriotik
Në Gjermani po zhvillohet një debat në lidhje me vaksinimin e atyre nën 18 vjeç.
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn lëshoi një apel urgjent të enjten për të gjithë gjermanët e rritur që të vaksinohen kundër koronavirusit.
“Vaksinimi është një veprim patriotik”, shkroi Spahn në Twitter, përcjell Albinfo.ch.
“Ju nuk jeni vetëm duke mbrojtur veten tuaj, por edhe neve si shoqëri”, theksoi ai.
Ekziston një rezistencë e fortë në disa zona ndaj vaksinës, veçanërisht nga lëvizja ”Querdenken” (”Mendimi tjetër”), që ka organizuar demonstrata që ndonjëherë janë kthyer edhe në të dhunshme, transmeton Dpa.
Zëvendëskryeministri bavarez, Hubert Aiwanger gjithashtu është kritikuar ashpër për refuzimin e tij publik për t’u vaksinuar, duke cituar të drejtën e tij për të vendosur në një shoqëri të lirë.
Deri më sot, më shumë se 73 për qind e atyre të moshës 18 vjeç e lart kanë marrë të paktën një dozë, me sondazhet që tregojnë gatishmërinë e përgjithshme për t’u vaksinuar në më shumë se 80 për qind të këtij grupi të popullsisë.
Sipas organit zyrtar të kontrollit të sëmundjeve, Instituti Robert Koch (RKI), 53,6 për qind e popullsisë ishte vaksinuar plotësisht deri të enjten, që korrespondon me 44,6 milionë banorë.
Në Gjermani po zhvillohet një debat në lidhje me vaksinimin e atyre nën 18 vjeç
Vaksinimi lejohet për këdo nga mosha 12 vjeç e lart, por asnjë rekomandim i përgjithshëm nuk është lëshuar
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%









