Kosova
Spanja nderon me çmim prestigjioz sopranon Ermonela Jaho
Bëhet e ditur se sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho është vlerësuar nga një juri prestigjioze e Spanjës, e cila është vlerësuar me çmimin për artisten më të mirë të huaj që ka kontribuar për operën e Spanjës përgjatë vitit 2022/23, çmim që për herë të parë ndanë Opera e Spanjës për një artist të huaj, përcjell albinfo.ch.
Jaho është vlerësuar për interpretimin e rolit në operën “Suor Angelica” nga “Il Trittico” të Puccinit.
Juria e këtij edicioni për ndarjen e çmimeve kombëtare të lirikës është përbërë nga kritikë dhe gazetarë prestigjiozë të muzikës të cilët janë aktiv brenda dhe jashtë Spanjës kurse ceremonia e ndarjes së çmimeve do të bëhet më 22 tetor të këtij viti nëpërmjet një mbrëmje gala në Teatro de la Zarzuela në Madrid, shkruan kultplus.
Çmime për ata që kontribuuan në promovimin e operës spanjolle janë ndarë për disa kategori duke nisë prej regjisë e deri edhe te pjesa teknike, por Ermonela Jaho është artistja e vetme e huaj që po vlerësohet për kontributin e saj për operën spanjolle.
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Zvicër
-
Komiteti parlamentar zviceran kërkon 15 milionë CHF për Kampionatin Evropian të Futbollit për Femra 2025 Një komitet i Dhomës së Përfaqësuesve të Zvicrës ka votuar në favor të një propozimi për...
-
Presidenti i SNB-së paralajmëron për goditje të mundshme inflacioni në Zvicër
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
-
SNB, 58.8 miliardë fitim neto në tremujorin e parë
-
Konsumatorët zviceranë kanë më shumë para, por më pak fuqi blerëse