Lajme
Spanjë: “Bartni maskën edhe në shtëpi”
Maska për fytyrën duhet të vishen edhe në shtëpi nëse jeni me njerëz me të cilët nuk jetoni, tha të enjten një zyrtar nga rajoni i Madridit, edhe pse ai pranoi se nuk kishte asnjë mënyrë për të zbatuar një rekomandim të tillë.
Spanja tashmë ka rregullat më të rrepta të Evropës për maska.
Në Madrid ato janë të detyrueshme kudo në publik përveç nëse njerëzit janë jashtë dhe mund të mbajnë një distancë prej 1.5 metrash. Në shumicën e vendit, ato duhet të vishen në publik pavarësisht distancave të sigurta, por pa rregulla për veshjen e tyre në shtëpi.
“Ne rekomandojmë, si masë paraprake, mbajtja e maska në hapësira private kur ka takime ose mbledhje të njerëzve që nuk jetojnë së bashku”, tha Enrique Ruiz Escudero, shefi i shëndetit në rajonin e Madridit, në një konferencë shtypi.
“Ne e ndiejmë se është e rëndësishme pasi shumica e shpërthimeve ndodhin në takimet familjare, të miqve ose festimet që mbledhin njerëz që nuk jetojnë së bashku”.
Zyrtari tha se i takon secilit qytetar të veshë një maskë në tubime private, duke shtuar se shumica e njerëzve në Madrid tashmë kishin veshur një jashtë, edhe pa qenë e detyrueshme.
Madridi ishte një nga rajonet më të goditura në kulmin e pandemisë, por gjatë javëve të kaluara ka raportuar shumë më pak raste sesa Katalonja dhe Aragoni, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari Ngjarja ishte një homazh i përbashkët ndaj historisë dhe sakrificës, duke dëshmuar se kujtesa për Prekazin... -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani -
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon -
Sot në Bernë mbahet “Kurora e Lirisë” kushtuar sakrificës së dëshmorëve
Jeta në Zvicër
-
Bora e freskët në Zvicër krijon kushte ideale për skijim Stacionet e skive në Graubünden dhe Valais janë mbuluar nga mbi një metër borë e freskët... -
Vernissage i ekspozitës personale “Gruaja Matrioshkë” në Clarens -
Një grua vdes pas aksidentit në autostradën A2, Basel-Landschaft -
Rasti i vajzës me aftësi të kufizuara: OKB vendos kundër Gjykatës Federale -
Për AHV dhe ushtrinë: Dy të tretat e zviceranëve mbështesin taksën e pasurisë














