Lajme
Specat dhe hudhrat nga Shqipëria, në COOP të Zvicrës
Shefi i COOP-it, Wyss: "Në Shqipëri ka shumë ujë, tokë pjellore dhe shumë njerëz që kërkojnë punë. Specat dhe hudhrat nga Shqipëria janë tashmë në dyqanet tona"
Kompania Coop, e organizuar si kooperativë, është njëra nga dy kompanitë më të mëdha (krahas ose pas Migros-it) të shitjes me pakicë dhe shumicë në Zvicër. Si kooperativë ajo ka rreth 2.6 milionë anëtarë.
Coop-i ka shënuar rritje edhe gjatë vitit 2024, është bërë e ditur nga kompania, transmeton albinfo.ch. Shefi i Coop-it Philipp Wyss bën një bilanc në emisionin e transmetuesit publik të Zvicrës, SRF “Tagesgespräch” dhe shpjegon arsyen e entuziazmit që ka për frekuentimin e klientëve dhe shitjet në dyqane që vazhdojnë të jenë shumë më të larta sesa ato online.
Ai thotë se ndër të gjitha prodhimet që shiten në COOP, vendi e parë, të pakontestueshëm e ka Bananja!
Veç kësaj Wyss flet edhe për arsyen përse Coop-i tani po importon perime nga Shqipëria.
Pyetja e gazetarit: “Për shkak të konsumit të lartë të ujit në Spanjë (prej nga vinë tradicionalisht perimet në COOP), ju po kërkoni alternativa dhe tani po shtoni në gamën e artikujve tuaj me perime dhe fruta nga Shqipëria. Pse pikërisht Shqipëria?
“Sepse atje (në Shqipëri) ka shumë ujë, tokë pjellore dhe shumë njerëz që kërkojnë punë. Specat dhe hudhrat nga Shqipëria janë tashmë në dyqanet tona. Megjithatë, vazhdon të jetë i vogël numri i kompanive të transporti dhe ne duhet të testojmë rrugë të ndryshme dërgesash midis Shqipërisë dhe Zvicrës”, thotë shefi i COOP-it, Wyss, transmeton albinfo.ch.
Dhe, ja si i përgjigjet ai pyetjes tjetër: “Spanja përdor tepër shumë ujë. A po e thani tani edhe tokën në Shqipëri?”. Jo, ne prodhojmë në mënyrë të qëndrueshme. Me regjimin tonë të ujit, ne garantojmë që të përdoret sa më pak ujë për rritjen e frutave dhe perimeve. Unë u binda vetë në terren se në Shqipëri po praktikohet bujqësia e qëndrueshme”.
E-Diaspora
-
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest Doktoratura në fushën e Neurologjisë shënon një kapitull të ri në karrierën profesionale të saj... -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet













