Lajme
Specialistët shqiptarë ngrenë zërin, bëjnë thirrje për vaksinim në Zvicër
Një mesazh e ka sjellë edhe mjekja e njohur shqiptare, Fatime Imeri Berisha, mikrobiologe, specialiste e imunologjisë, shkencë kjo që merret me studimin e vaksinave
Numri në rritje i pacientëve të hospitalizuar në spitalet zvicerane të prekur nga COVID-19 ka shtyrë mjekët dhe specialistët shqiptarë të ngrisin zërin e tyre për të bërë thirrje për vaksinim për bashkatdhetarët e tyre në Zvicër.
Një mesazh e ka sjellë edhe mjekja e njohur shqiptare, Fatime Imeri Berisha, mikrobiologe, specialiste e imunologjisë, shkencë kjo që merret me studimin e vaksinave.
Ajo, përmes një videomesazhi u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve në Zvicër që të vaksinohen.
«Covid-19 është një sëmundje e rëndë, e cila mund të ketë pasoja serioze për jetë. Mënyra më e mirë dhe më efikase për mbrojtjen nga ky virus është vaksinimi, dhe tani që e kemi vaksinën, nuk e kemi asnjë arsye të mos e marrim atë. Nëse vaksionohemi, ne do të mbrojë veten, të afërmit tanë dhe të gjithë të tjerët. Vetëm nëse secili nga ne do të japë kontributin e vet, do të fitojmë betejën kundër virusit Covid 19», ka thënë fillimisht Imeri-Berisha.
Mbroni fëmijët tuaj, që nuk mund të vaksioonohen për shkak të moshës së tyre
«Le të mendojmë për më të vegjëlit tanë, fëmijët të cilët për shkak moshës së tyre nuk mund ta marrim vaksinën. Ata llogarisin në ndihmën tonë, llogarisin në të mirën që mund të bëjmë për ta. Ky është obligimi ynë moral dhe njerëzor, ta marrim vaksinën dhe ta parandalojmë transmetimin e virusit te fëmijët, sepse ata janë të pambrojtur. Statistikat e fundit flasin se numri i fëmijëve, të cilët janë të sëmurë dhe të infektuar me virusin Covid 19, është në rritje», thotë më tutje në këtë paraqitje specialistja shqiptare.
Mos u kushtoni vëmendje teorive konspirative, nuk janë të vërteta
«Ka shumë teori konspirative me vaksinat anti Covid dhe këtu unë si mjeke, mikrobiloge dhe imunologe, po ju them se janë të pavërteta, nuk kanë bazë shkencore. Mos u kushtoni vëmendje teorive konspirative. Çmimin duke i dëgjuar këto teori konspirative do të jetë shumë i lartë”.
Vaksinat andicovid janë shumë të sigurta dhe efikase
“Nga të dhënat nëpër spitale, ku janë të shtrirë pacientët me sëmundjen e coronës, janë shumica të pavaksinuar, prandaj u bëj apel të gjithëve që të merrni vaksinën. Vaksinohu para se të bëhet vonë për ju dhe të afërmit tuaj”, ka thënë për fund Dr. Fatime Imeri Berisha.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shiriti problematik u implantua edhe në Spitalin Universitar të Bernës Në Inselspital Bern ai u implantua gjithsej 36 herë. Spitali ka nisur një hetim të brendshëm.... -
Nis faza e dytë e mbështetjes zvicerane për Fondin e Ballkanit Perëndimor -
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih -
Kantoni i Valisit refuzon të publikojë dosjet e Crans-Montana-s -
Zug nuk është më “parajsa” më e mirë tatimore në Zvicër











