Lajme
Spiunazhi në rritje, veçanërisht nga këto dy shtete në Zvicër
Tema e luftës në Ukrainë mbetet në qendër të politikës zvicerane të sigurisë dhe rreziku i spiunazhit, veçanërisht nga Rusia dhe Kina, mbetet i lartë, nëse jo edhe i rritur, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se edhe shërbimi Federal i Inteligjencës e deklaron këtë në raportin e tij vjetor të sigurisë. “Rusia ka shkatërruar rendin e paqes në Evropë”, thuhet në dokumentin e publikuar të hënën. Konflikti i vazhdueshëm përforcon prirjen drejt polarizimit, me një rivalitet në rritje midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.
Thuhet se Zvicra pret shumë organizata ndërkombëtare dhe është një nga vendet evropiane me numrin më të madh të spiunëve rusë që veprojnë nën mbulimin diplomatik, sipas ShërbimiT Federal të Inteligjencës. Mandati i Zvicrës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së e thekson këtë rrezik.
Ndërkohë lidhur me luftën, kërcënimi ndaj infrastrukturës kritike mbetet i mprehtë. Por, kërcënimi i një sulmi terrorist të lidhur me xhihadizmin nuk duhet të nënvlerësohet: skenari më i besueshëm, sipas shërbimeve të inteligjencës, është ai i një akti të kryer nga një individ i izoluar.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Shuhet ëndrra zvicerane, Argjentina siguron gjysmëfinalen drejt mbrojtjes së titullit botëror Kombëtarja e Zvicrës i ka dhënë fund rrugëtimit të saj në Kupën e Botës 2026, pasi... -
Zvicra barazon me Argjentinën, Ndoye mban gjallë ëndrrën helvete -
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri












