Lajme
Spiuni gjerman i Rusisë kishte akses në të dhëna shumë të ndjeshme
Burri që u arrestua në fillim të kësaj jave me dyshimin se kishte spiunuar për Moskën, mediat gjermane raportojnë se ai punonte në një departament që blente sisteme shumë moderne për luftë elektronike.
Burri, i quajtur nga prokurorët si Thomas H., punonte në një njësi prokurimi të ushtrisë, tha uebfaqja gjermane e revistës Spiegel Online dhe gazeta Zeit, përcjell albinfo.ch.
Departamenti ka disa detyra, duke përfshirë prokurimin e sistemeve shumë moderne për luftë elektronike.
Burri, i cili u identifikua si Thomas H, kishte vizituar ambasadën dhe konsullatën “me iniciativën e tij” disa herë që nga maji dhe ofroi bashkëpunimin e tij, thanë prokurorët në një deklaratë.
Ai dyshohet se ka dhënë informacion mbi punën e tij për një divizion të ushtrisë gjermane, Bundeswehr, në misionet diplomatike me qëllim që ato t’i kalonin një shërbimi sekret rus, shkruan DË.
Burri punonte për agjencinë e prokurimeve të Bundeswehr-it, departamentin e pajisjeve, teknologjisë së informacionit dhe mbështetjes në shërbim. Agjencia ka selinë në Koblenz, ku burri u arrestua.
Sistemet moderne në fjalë përfshijnë teknologjinë për mbikëqyrjen dhe ndërprerjen e sistemeve të radios së kundërshtarëve dhe mbylljen e radios armike ose sistemet e mbrojtjes ajrore. Departamenti gjithashtu trajton armë moderne të përdorura nga komandot elitë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












