Shkurt.ch
Sqarohen dilemat: Ja si fitohet pasaporta zvicerane me procedurë të lehtësuar
Të huaj të gjeneratës së tretë konsiderohen ata persona të cilët e kanë së paku njërin gjysh/gjyshe të lindur në Zvicër ose që ka pasur leje qëndrimi në Zvicër. Kjo e fundit (leja e qëndrimit) nuk duhet të dokumentohet patjetër por mjafton që të bëhet e besueshme
E drejta e natyralizimit të lehtësuar (për gjeneratën e tretë të të huajve), parimisht ishte miratuar kohë më parë nga të dyja dhomat e Parlamentit të Zvicrës. Ndërkaq patën mbetur disa detaje ku ato kishin mospajtime dhe të cilat duhej t`i sqaronin së bashku. Në seancën e sotme të Dhomës së Kantoneve janë hequr edhe dallimet e fundit dhe është miratuar forma përfundimtare e natyralizimit të lehtësuar, shkruan albinfo.ch duke iu referuar punimeve të parlamentit. Por, pasi që si rezultat i këtij ndryshimi krahas ndryshimit të Ligjit për Natyralizim duhet ndryshuar edhe kushtetuta e vendit, fjalën e fundit do ta ketë populli me referendum.
Sipas projektligjit të miratuar rishtas, të huaj të gjeneratës së tretë konsiderohen ata persona të cilët e kanë së paku njërin gjysh/gjyshe të lindur në Zvicër ose që ka pasur leje qëndrimi në Zvicër. Kjo e fundit (leja e qëndrimit) nuk duhet të dokumentohet patjetër por mjafton që të bëhet e besueshme. Në këtë pikë ishin edhe dallimet në mes të dy dhomave të parlamentit të Zvicrës. dhoma e Kantoneve (senati) kishte kërkuar që të bëhej edhe dokumentimi ndërsa sot e ka pranuar me heshtje variantin më të butë, atë të Dhomës Nacionale
Po ashtu, të huajt e brezit të tretë nuk e fitojnë pasaportën e Zvicrës në mënyrë automatike por vetëm duke bërë kërkesë.
Kushtet tjera mbeten po ato: Duhet që së paku njëri nga prindërit të jetë lindur në Zvicër, që të ketë jetuar së paku 10 vjet këtu dhe të ketë ndjekur së paku 5 vjet shkollimin në Zvicër.
Sipas këtij qëndrimi, i huaji i brezit të tretë duhet po ashtu të jetë i lindur në Zvicër. Veç kësaj, ai ose ajo duhet të ketë ndjekur së paku pesë vjet nga shkollimi obligator në Zvicër.
Kërkesën për natyralizim të lehtësuar mund ta bëjnë vetëm personat deri në moshën 25 vjeçare, përcjell albinfo.ch. Duke caktuar këtë kusht, dy dhomat duan të pamundësojnë që përmes një kërkese për natyralizim, të bërë në një moshë më të shtyrë, kërkuesit t`i ikin detyrimit të shërbimit ushtarak.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














