Kosova
Stoltenberg kërkon të shmangen tensionet, thotë se KFOR-i mbetet vigjilent
Stoltenberg ka kërkuar zgjidhje pragmatike për targat, duke shtuar se NATO dhe KFOR-i janë viligjentë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar pasi nuk është arritur marrëveshja në Bruksel për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Stoltenberg ka thënë se duhet të shmanget përshkallëzimi i situatës.
Në një postim në Twitter, ai ka treguar se ka folur me shefin për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ndërsa është shprehur shumë i zhgënyer që nuk është arritur ndonjë zgjidhje, transmeton Albinfo.ch.
Stoltenberg ka kërkuar zgjidhje pragmatike në këtë çështje, duke shtuar se NATO dhe KFOR-i janë viligjentë.
“Fola me Josep Borrell. Jemi të zhgënjyer që nuk ishte e mundur të zgjidhej mosmarrëveshja e targave. Tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike. Përshkallëzimi duhet të shmanget. NATO e KFOR mbeten vigjilent”, ka shkruar ai në Twitter./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” Një rrëfim për identitetin arbëresh dhe për trashëgiminë shqiptare që vazhdon të jetojë prej shekujsh... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet












