Bota
Stoltenberg: NATO e respekton neutralitetin e Serbisë
NATO-ja e respekton plotësisht politikën e neutralitetit të Serbisë, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një intervistë për gazetën beogradase “Politika”.
Megjithatë, ai tha se partneriteti i Aleancës me Serbinë është i mirë për vetë Serbinë, për Ballkanin Perëndimor dhe për NATO-n.
Stoltenberg tha se bashkëpunimi i ardhshëm i NATO-s me Serbinë do të zhvillohet nga reforma e sektorit të sigurisë, deri te ndihma në rast të fatkeqësive dhe asgjësimi i municioneve të tepërta.
Ai kujtoi se në tetor të vitit të kaluar Serbia ka organizuar një stërvitje civile emergjente, të quajtur “Serbia 2018”.
“Ky ushtrim i ka ndihmuar aleatët e NATO-s, si dhe Serbinë dhe partnerët e tjerë, që të bëhen më të përgatitur për të vepruar në rast të fatkeqësive natyrore, siç janë përmbytjet dhe tërmetet”, tha Stoltenberg. Ai nënvizoi që e di se në Serbi referimi ndaj NATO-s vazhdon të nxisë kundërthënie dhe kujtime të bombardimeve të vitit 1999. Atëbotë, NATO-ja ka bombarduar caqet e ushtrisë serbe për të ndalur dhunën e regjimit serb në Kosovë.
Duke folur për gazetën “Politika”, Stoltenberg tha se motivi kryesor i ndërhyrjes së NATO-s, njëzet vjet më parë, ka qenë ndalimi i katastrofës humanitare në Kosovë, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen











