Lajme
Stoltenberg në Beograd: Mbështes formimin e Asociacionit
Dje, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se mbështet formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Deklaratën, Stoltenberg e dha gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Beograd, me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, shkruan N1.
Sipas Stoltenbergut, formimi i Asociacionit do të ishte çelësi për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“Akumulimi i forcave të Forcave të Armatosura Serbe pranë vijës administrative nuk do të ndihmonte situatën, mirëpres dhe mbështes formimin e Asociacionit në Kosovë, do të ishte çelësi i normalizimit të marrëdhënieve, i bëj thirrje Beogradit dhe Prishtinës, të angazhohemi në dialog nën kujdesin e BE-së, kjo është mënyra e vetme për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm”, tha Stoltenberg.
Ai shtoi se me Vuçiçin ka diskutuar edhe për tensionet e fundit në veri të Kosovës dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit paqeruajtës të KFOR-it.
“Për dy dekada, KFOR-i ka garantuar një mjedis të sigurt në Kosovë për të gjitha komunitetet, ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Në të vërtetë, disa anëtarë të NATO-s i mbijetuan disa sulmeve, në shtator pamë një shpërthim tjetër dhune në Kosovë, kjo nuk mund të lejohet, ata që e bënë atë duhet të sillen para drejtësisë, ne vërtet e mirëpresim që Serbia është e gatshme të bashkëpunojë për këto angazhime, të cilat ne i diskutuam gjithashtu. Pas kësaj dhune, NATO vendosi edhe 1000 ushtarë dhe armë të rënda në Kosovë”, theksoi Stoltenberg.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant











