Lajme
Stoltenberg: NATO-ja mbetet e përkushtuar për sigurinë në Ballkanin Perëndimor
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka falënderuar Kroacinë për kontributin e saj të fuqishëm në NATO gjatë një vizite që shefi i aleancës veriatlantike i bëri Zagrebit të mërkurën.
Në takimin e tij me presidentin kroat, Zoran Millanoviq dhe me kryeministrin e këtij vendi, Andrej Pllenkoviq, Stoltenberg falënderoi Kroacinë veçanërisht për kontributet e saja me misione të NATO-s në Kosovë, Afganistan e Irak, raporton Koha.net.
Sekretari i Përgjithshëm nënvizoi se NATO-ja mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe se, sipas tij, Kroacia luan rol kyç, në veçanti duke mbështetur partneritetet e NATO-s në rajon dhe duke qenë kampion i politikës së Dyerve të Hapura të NATO-s.
Stoltenbergu po ashtu uroi Kroacinë për presidencën e saj të parë të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Gjatë kësaj vizite, shefi i NATO-s theksoi edhe krizën në Siri dhe krizën me refugjatë e migrantë si një sfidë e përbashkët që kërkon zgjidhje të përbashkët.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s po qëndron në Kroaci për t’i takuar liderët e vendit, por edhe për të marrë pjesë në një takim të ministrave të Mbrojtjes së shteteve të BE-së, përcjell Albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival Të rinj shqiptarë në Berlin, me vetëiniciativë dhe punë vullnetare, kanë sjellë për herë të parë... -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Kreu i gjigantit zviceran, Migros thotë se imigracioni është çelësi i së ardhmes së industrisë Industritë zvicerane të ushqimit dhe shitjes me pakicë janë veçanërisht të varura nga imigracioni, paralajmëron CEO... -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 -
Zvicrës po i mbarojnë kombinimet e targave, Parlamenti kërkon lejimin e targave të personalizuara -
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru













