Shkurt.ch
Strasburgu hedh poshtë vendimin e Gjykatës Federale të Zvicrës si diskriminues
Ajo ka marrë në gjykim rastin e një gruaje e cila pas lindjes së fëmijës e kishte reduktuar kohën e saj të punës, Për këtë arsye asaj i ishte ndërprerë pensioni
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut me seli në Strasburg e ka hedhur poshtë një vendim të Gjykatës Federale të Zvicrës (instanca më e lartë gjyqësore në vend). Bëhet fjalë për vendimin diskriminues, siç e konsideron Strasburgu, që gjykata zvicerane kishte marrë në raport me një person me nevoja të veçanta.
Gjykatësit nga Strasburgu vlerësojnë se të punësuarit me normë jo të plotë në Zvicër janë të diskriminuar me rastin e kërkimit të pensionit te invaliditetit, kur ata janë persona me nevoja të veçanta, shkruan srf.ch.
Ata që punojnë me kohë të reduktuar në krahasim me të tjerët me kohë të plotë ose me ata që nuk punojnë fare, në Zvicër marrin rregullisht pensione më të ulëta, konstaton gjykata.
Ajo ka marrë në gjykim rastin e një gruaje e cila pas lindjes së fëmijës e kishte reduktuar kohën e saj të punës, transeton albinfo.ch. Për këtë arsye asaj i ishte ndërprerë pensioni invalidor.
Gjykata Federale e Zvicrës e kishte mbështetur këtë qëndrim sa i përket mohimit të pensionit. Ndërsa Gjykata e Strasburgut duke e gjykuar këtë rast ka theksuar se në 98 për qind të rasteve janë femrat ato që goditen nga ky diskrinim.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj Në listë përfshihen nëntë komuna zvicerane që ofrojnë kombinim mes natyrës dhe infrastrukturës së përshtatshme për... -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë












