Lajme
Strasburgu miraton dëbimin nga Zvicra të shqiptarit të dënuar
në vitin 2003 kryefamiljari ishte kapur duke bërë pastrim parash me shumicë në tregti me narkotikë dhe ishte dënuar
Një shtetas i Shqipërisë, i cili së bashku me të shoqen kishte fituar qëndrim të përkohshëm në Zvicër në saje të problemeve shëndetësore të të bijës, mund të dëbohet serish në Shqipëri. Kështu ka vendosur Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me seli në Strasburg. Me këtë dëbim, sipas vendimit të Strasburgut, nuk do të bëhet shkelje e të drejtës për jetë private dhe familjare, shkruan nzz.ch.
Kërkesa për azil të cilën familja e kishte bërë në vitin 1991, i ishte refuzuar një vit më vonë. Ndërsa në vitin 2003 kryefamiljari ishte kapur duke bërë pastrim parash me shumicë në tregti me narkotikë dhe ishte dënuar në mënyrë të plotfuqishme me burg prej dy vjet e gjysmë.lidhje me Si masë shoqëruese ai qe dënuar edhe me mos-hyrje në Zvicër për dhjetë vite, transmeton albinfo.ch. Për pasojë, autoritetet nuk ia kishin dhënë atij të drejtën e qëndrimit që do t`i takonte për nga kohëzgjatja e qëndrimit në Zvicër.
Dy fëmijët e tij tashmë të rritur dhe bashkëshortja jetojnë në Zvicër. I dënuari, në ankesën e tij ka theksuar se në Shqipëri nuk posedon asfarë rrjeti të njohurish pas kaq kohe.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













