Lajme
Struga, pritje madhështore për heroin e saj-Ziadin Selën
Qindra qytetarë, me fishekzjarrë e kanë pritur kthimin e Ziadin Selës në vendlindje. E gjithë turma me njërës u fut në oborrin e shtëpisë së tij për të ndarë këtë gëzim së bashku me familjen Sela
Qindra qytetarët të qytetit të Strugës kanë festuar mbrëmë me rastin e rikthimit në shtëpi të ish- kryetarit të kësaj komune, tani deputetit të Kuvendit të Maqedonisë, Ziadin Sela, i cili një javë më parë u rrah brutalisht nga huliganët maqedonas të partisë së Nikolla Gruevskit-VMRO DPMNE. Sela dje doli nga Spitali i Tetovës, në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe u kthye në vendlindje.
Kryetari i Lëvizjes për Reforma në PDSH-së, Ziadin Sela, pas daljes nga spitali u prit gjithashtu nga një turmë njerëzish para Spitalit të Tetovës nga ku edhe u nis për në vendlindjen e tij, Livadhi të Strugës.
Por befasia ka qenë edhe më e madhe ku me të hyrë në fshatin e tij ai u prit nga qindra njerëz me fishekzjarrë dhe e gjithë turma u fut në oborrin e shtëpisë së tij për të ndarë këtë gëzim së bashku me familjen Sela, raporton “Zhurnal”. Siç e do tradita, kreu i LR-PDSH-së dhe familjarët e tij janë kujdesur për të gjithë të pranishmit, ndërsa vetë Sela po sa ka dalë nga vetura ju ka thënë të gjithëve “Hajde bujrum në kafe”.
Pasi u përshëndet me familjen e tij dhe fëmijët, Sela pas pak çastesh doli në oborrin e tij dhe tha se do vazhdojë rrugëtimin e tij politik edhe më furishëm. “Hajdeni brenda, hajdeni të pimë një kafe… Faleminderit shumë të gjithëve. Këto gjëra ishin të papritura, por vazhdojmë përpara….”, tha Sela para të pranishmëve.
Ziadin Sela u rrah brutalisht nga protestuesit e dhunshëm, mbështetës të ish kryeministrit Nikolla Gruevski,derisa po mbahej seanca plenare e Kuvendit të Maqedonisë, në të cilën u zgjodh me shumicë votash, Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë. Protestuesit e kishin rrahur deri në atë masë sa kishin menduar se Sela kishte vdekur.
Dhuna në Kuvend, e sidomos ndaj Selës, ka ngjallur reagime gjithandej opinionit vendor e ndërkombëtarë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu), ndoshta jeni njohur...
-
SNB, 58.8 miliardë fitim neto në tremujorin e parë
-
Konsumatorët zviceranë kanë më shumë para, por më pak fuqi blerëse
-
Migros do të sjell hamburgerë të rinj, zviceranët skepitkë
-
Rreth 150 mëlçi transplantohen në të gjithë Zvicrën çdo vit