Lajme
Studentët e UP-së, në top katërshen e parë në “Olimpiadën e Diturisë” në Budapest
Përfaqësuesit e UP-së kanë lënë pas studentë nga më shumë se 40 universitete prestigjioze botërore, përfshirë ato nga SHBA-të, Gjermania dhe Anglia
Studentët e Fakultetit Juridik të Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë hyrë në top katërshen e garës “Budapest Willem C. Vis Pre-Moot”, e njohur si garë ndërkombëtare në fushën e të drejtës ndërkombëtare komerciale dhe arbitrazhit ndërkombëtar. Përfaqësuesit e UP-së kanë lënë pas studentë nga më shumë se 40 universitete prestigjioze botërore, përfshirë ato nga SHBA-të, Gjermania dhe Anglia, shkruan faqja e Univesritetit të Prishtinës, uni-pr.edu.
Kjo është para-garë e garës Willim C. Vis International Arbitration Moot që mbahet në Vjenë. Para-garat janë tejet të rëndësishme në përgatitjen e studentëve për garën e vërtetë dhe gjithashtu janë indikator i rëndësishëm në përgatitjen e studentëve për garën e madhe.
Universiteti i Prishtinës do të garojë në Vjenë në mesin e mbi 350 universiteteve. Gara atje njihet ndryshe edhe si “Olimpiada e Drejtësisë”, kjo për shkak të vështirësisë, kompleksitetit dhe përgatitjeve të avancuara që ajo kërkon.
Grupi përfaqësues i UP-së këtë vit përbëhet nga 7 anëtarë, të cilët janë: Klit Shala, Alba Dushi, Gentrita Bajrami, Afrore Shaipi, Eris Hana, Diellza Mujaj, Agon Sokoli, si dhe trajnerët e ekipit: Dafina Bucaj, Donike Qerimi dhe Vjosa Osmani. Për të marrë pjesë në garë, pjesëmarrësit përgatiten në mënyrë intensive për rreth nëntë muaj.
Vlenë të theksohet se nga 350 universitete, vetëm 64 hyjnë në raundin e eliminimeve.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës për muajin qershor... -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit












