Lajme
Studentët në Romë kërkojnë rihapjen e shkollave
Dhjetëra studentë zhvilluan një protestë në shkollën e tyre në Romën qendrore të hënën, duke kërkuar që qeveria të rihapë sektorin e arsimit në gjithë vendin, pasi shumica e 20 rajoneve të saj zgjatën mbylljet për të përmbajtur infeksionet në rritje të COVID-19.
Shkollat italiane u rihapën në mes të shtatorit pas një ndalese gjashtëmujore – më e gjata në Evropë – por mësimet ballë për ballë në shkollat e mesme në të gjithë vendin u ndërprenë gradualisht përsëri një muaj më vonë, për shkak të një rritje të re të rasteve.
“Shkolla është thelbësore. Ne po kërkojmë një kthim të sigurt në aktivitetet ballë për ballë”, tha studenti Emanuele Santori gjatë një demonstrate në Romë jashtë shkollës së tij Cavour nën hijen e Koloseut. Nxënësi tjetër, Ilaria Rinattieri, shtoi: “Ne jemi të rinj, por është gjithashtu e vërtetë që ne do të jemi votuesit e ardhshëm elektoralë, punëtorët dhe qytetarët e nesërm”.
Javën e kaluar qeveria tha që shkollat e mesme mund të rifillojnë me kapacitet 50% që nga 11 janari, por vetëm 4 rajone janë rihapur. Shumica e drejtuesve rajonalë thanë se ishte shumë herët dhe urdhëruan që kthimi në klasa të shtyhej për disa javë. Krerët e fuqishëm rajonalë të Italisë mund të përmbysin urdhrat e qeverisë qendrore për çështje të caktuara, përfshirë arsimin.
“Unë kam bërë gjithçka që mund të bëja, shkollat janë gati të fillojnë, por rajonet kanë aftësinë t’i rihapin ose jo”, i tha ministri i Arsimit, Lucia Azzolina, transmetuesit shtetëror RAI, shkruan “Reuters”, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 Në mënyrë specifike, qiratë për qiratë e reja në apartamentet e ndërtuara rishtas ranë me 0.7... -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane












