E-Diaspora
Studentët nga diaspora të bëjnë praktikë edhe në biznese dhe në OJQ
Ministri Valon Murati ka kërkuar nga të pranishmit që studentëve të interesuar nga diaspora t’u krijohet mundësia ta kryejnë praktikën në biznese të ndryshme
Valon Murati, ministër i Diasporës ka pritur në një takim përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Klubit të Prodhuesve të Kosovës dhe të CiviKos-it, duke i njoftuar për dy projekte të Ministrisë së Diasporës dhe u ofroi bashkëpunim në realizimin e tyre, përcjell albinfo.ch.
Projekti i parë ka të bëjë me zgjerimin e projektit të praktikave të studentëve të diasporës edhe në biznese dhe OJQ. Murati shtroi idenë e zgjerimit të tij edhe në biznesin privat dhe shoqërinë civile.
Ministri Murati ka kërkuar nga të pranishmit që studentëve të interesuar nga diaspora t’u krijohet mundësia ta kryejnë praktikën në biznese të ndryshme. Ata e mirëpritën këtë projekt, duke shprehur gatishmëri për bashkëpunim.
Po ashtu, ministri ua paraqiti projektin e dytë që ka të bëjë me përfshirjen afatshkurtër të ekspertizës nga diaspora në fusha të ndryshme të aktiviteteve në Kosovë dhe kërkoi që edhe në këtë fushë të realizohen projektet e përbashkëta. Si me përfaqësuesit e biznesit, ashtu edhe me ata të diasporës u shtrua nevoja e shfrytëzimit të ekspertizës nga diaspora në zhvillimin ekonomik, arsimor dhe institucional në Kosovë.
“Shumë shpejt pritet që me përfaqësuesit e bizneseve dhe të shoqërisë civile të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi, ku do të përcaktohen detajisht mënyrat e bashkëpunimit në realizimin e këtyre projekteve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Diasporës.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris Peticioni synon rikthimin e lidhjes hekurudhore shtesë Lozanë–Paris... -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025











