E-Diaspora
Studentët shqiptarë në Berlin organizojnë pritje për DioGuardin
Të dielen më 20 Mars duke filluar në orën 12:00 në ambientet e Universitetit Teknik të Berlinit (Str. des 17 juni, 133, Instituti i Kimisë), do të pritet delegacioni i udhëhequr nga ish-kongresmeni Joseph DioGuardi
Nën organizimin e OASA e.V, Organizatës së Studentëve dhe Almuni Shqiptarë në Berlin, të dielen më 20 Mars duke filluar në orën 12:00 në ambientet e Universitetit Teknik të Berlinit (Str. des 17 juni, 133, Instituti i Kimisë), do të pritet delegacioni i udhëhequr nga ish-kongresmeni Joseph DioGuardi dhe znj. Shirley Cloyes, respektivisht kryetar dhe këshilltare për Cështje të Ballkanit, të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, në nderim të punës mbi çerekshekullore të lobit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ne jemi të lumtur, që në mesin tonë të dielën, do të kemi dy figura kyçe të historisë kombëtare siç janë z. DioGuardi dhe znj. Cloyes. Kongresmeni DioGuardi është simbol i luftës së parezervë lobiste dhe diplomatike për kauzën kombëtare shqiptare dhe gurthemel i miqësisë moderne shqiptaro-amerikane,” ka thenë Agon Kamberi, udhëheqës i OASA-s. Roli I rendësishëm që lobi shqiptar në SHBA ka luajtur është i paçmueshëm.
“Ne ndihemi krenar të mirëpresim delegacionin nga Amerika në krye me z. DioGuardi,” ka shtuar Kamberi.
Ndërsa, një ndër anëtarët e Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, profesori Faton Bislimi, i cili ka organizuar visitën e DioGuardit në Berlin, ka theksuar se pa përkushtimin vetëmohues të diasporës shqiptare kudo në botë, e vecanerisht asaj në SHBA, Kosova nuk do të ishte shtet i pavarur e i lirë në miqësi të vërtetë më SHBA-në, a as Shqipëria nuk do të ishte një demokraci dhe anëtare e NATO-s. “Përkundër këtyre arritjeve, ne në vazhdimësi punojmë me miqët tanë në Kongresin dhe Administratën e SHBA-së për të çuar përpara cështjen shqiptare ne Maqedoni, Mal të Zi, edhe Luginën e Preshevës,” ka thënë Bislimi.
Përpos takimit publik të së dielës, ku të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur, delegacioni nga Amerika do të ketë edhe takime tjera në Berlin me zyrtarë gjermanë. “Ne u jemi thellësisht mirënjohës Organizatës së Studentëve dhe Alumni Shqiptarë në Berlin për punën e palodhur në organizimin e këtij evenimenti, ku fjalime do të mbajnë z. DioGuardi, znj. Cloyes, fjalime të cilat do të ndiqen nga një diskutim me publikun, nën moderimin e znj. Vjollca Hajdari,” ka shtuar Bislimi, duke potencuar edhe ndihmesën e madhe që ka dhënë Kompania Ecolog International e drejtuar nga z. Lazim Destani për realizimin e kësaj vizite të delegacionit të kryesuar nga DioGuardi në Gjermani.
“Gjeneratat e reja shqiptare kudo që janë, e vecanerisht ato në diasporë, sikur ne në Gjermani, nuk duhet asnjëherë të harrojnë të kaluarën dhe kontributin e atyre, duke përfshirë këtu edhe figurën historike të DioGuardit, që bënë të pamundurën për kombin tonë. Historia jonë ka qenë e mundimshme, por duke e njohur atë sa më drejtë, ne po ndërtojmë një të ardhme më të qartë.” ka përfunduar Kamberi.
Për informata shtesë në lidhje me këtë aktivitet si dhe për t’u regjistruar si pjesëmarrës, vizitoni webfaqen zyrtare të OASA-s: www.oasa.berlin
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit20 Mars 2016
- Ora12:00
- LokacioniBerlin
- Data e përfundimit10 Nëntor 2016 - 0:00
Të tjera nga E-Diaspora

Valentina Fazlija zgjidhet për herë të parë në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut
- Shqiptari nga Kosova i mbijeton tragjedisë në autobusin në Zvicër: Brenda pak sekondash autobusi u mbush me tym
- Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon
- Ambasada e Kosovës në Zvicër: Ende nuk ka informata nëse ka shtetas kosovarë mes viktimave të tragjedisë në autobus
E-Diaspora
-
Valentina Fazlija zgjidhet për herë të parë në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut Përveç Valentina Fazlijës (FDP), në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut janë edhe tre politikanë të tjerë... -
Shqiptari nga Kosova i mbijeton tragjedisë në autobusin në Zvicër: Brenda pak sekondash autobusi u mbush me tym -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Ambasada e Kosovës në Zvicër: Ende nuk ka informata nëse ka shtetas kosovarë mes viktimave të tragjedisë në autobus -
Shqiptarja që jeton në Izrael flet për situatën atje: Veç mbrëmë u sulmuam 4 herë nga Irani
Jeta në Zvicër
-
UBS kërkon të shmangë paditë e reja lidhur me llogaritë naziste UBS ka kërkuar nga një gjykatës amerikan të sqarojë kufijtë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse të vitit 1999... -
Tragjedia në Chiètres: Të gjitha viktimat e zjarrit në autobus janë identifikuar -
Siguria nga zjarri dhe ndërtimi i qëndrueshëm në qendër të webinarit të parë të AES -
Henniez: Uji mineral i ndotur nga pesticidet -
Tri spitale të Zvicrës në listën e 20 spitaleve më të mira në botë











