Lajme
Studim: Një në katër austriakë mbështesin vaksinimin e detyrueshëm
Studimi tregon se qëndrimet ndaj vaksinimit po ndryshojnë në Austri
Një studim i ri tregon se 24 përqind e njerëzve në Austri janë pro vaksinimit të detyrueshëm për të mbrojtur kundër koronavirusit në Austri, transmeton albinfo.at.
Në të njëjtën kohë, 36 përqind ranë dakord që një bonus financiar për ata që marrin vaksinën, do të ndikoj pozitivisht në rritjen e shkallës së vaksinimit dhe se kjo do të ishte një masë e arsyeshme.
Theksohet se sondazhi u krye nga instituti i hulumtimit të opinionit “UNIQUE Research” për edicionin aktual të revistës “Profil” dhe rezultatet u gjeneruan nga përgjigjet e 800 personave të moshës 16 vjeç e lart, shkruan The local.
Studimi tregon se qëndrimet ndaj vaksinimit po ndryshojnë në Austri pasi vetëm 20 përqind thanë se donin të vaksinoheshin në nëntor 2020.
Sidoqoftë, 61 përqind e të anketuarve ishin kundër vaksinimit të detyrueshëm dhe pesë përqind e mbetur u përgjigjën me “nuk e di”.
Nga ana tjetër, politikanët dhe mjekët po këshillojnë një normë vaksinimi prej 80 përqind të popullsisë për të arritur objektivin në Austri deri në fund të shtatorit 2021.
Aktualisht, 54.69 përqind e njerëzve në Austri kanë marrë dozën e parë të vaksinimit.
Vaksinimi tashmë i detyrueshëm për disa profesione
Në Vjenë, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe social të sapo-punësuar duhet të vaksinohen kundër koronavirusit pasi u bë i detyrueshëm në 27 maj, transmeton tutje albinfo.at.
Shefi i shëndetit në Vjenë Peter Hacker tha se përhapja e variantit delta e kishte detyruar vendimin.
Kur bëhet fjalë për popullatën e përgjithshme, The Local Austria ka raportuar në disa raste se qeveria federale austriake ka konfirmuar se vaksina e koronavirusit do të jetë vullnetare.
Ndërkohë që uebfaqja e qeverisë austriake përjashton vaksinimin e detyrueshëm. /Albinfo.at
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Parukierja me kombinim të pazakontë – prerje, larje dhe këshilla juridike Parukierja në Bernë, Geraldine Scherler ka “guxuar” me një kombinim të pazakontë. Pse të zgjidhni midis...
-
Zgjedhjet Evropiane 2024: Një e katërta e popullsisë zvicerane ka të drejtë vote
-
Zvicër: 26-vjeçari vozit me 161 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h
-
AAK – dega në Zvicër zgjedh strukturat drejtuese
-
Incidentet raciste në Zvicër – në rritje, veçanërisht në shkolla