Lajme
Studim: Sistemi i arsimit në Malin e Zi, alarm serioz për shtetin
Një analizë e arsimit në Malin e Zi, e kryer nga UNICEF dhe Ministria e Arsimit, paraqet një pamje të zymtë, duke vënë në dukje një “rënie të dukshme të cilësisë së njohurive, me një rezultat dekurajues, ku gjysma e nxënësve cilësohen si analfabetë funksionalë.”
Autorët e analizës paralajmërojnë se gjendja e arsimit është “një alarm serioz për shtetin”.
“Fakti që testet ndërkombëtare tregojnë se 40 për qind e nxënësve kanë treguar një nivel minimal të kompetencës, edhe pse kanë marrë pjesë në procesin arsimor, se gjysma e nxënësve janë analfabetë funksionalë, që do të thotë, se nuk janë në gjendje të riprodhojnë materialin që lexojnë,” thuhet në analizë.
Analiza po ashtu tregon se “arsimi ka nevojë për një lloj tjetër shkolle dhe mësimdhënësish, jo vetëm për shkak të rezultateve të këqija të vazhdueshme të testit PISA, por sepse çdo qeveri është përgjegjëse për ofrimin e kurseve dhe mësuesve më të mirë për fëmijët dhe të rinjtë”.
Sipas analizës, megjithëse pandemia e COVID-19 goditi papritur dhe rëndë sektorin e arsimit, sistemi arsimor nuk është angazhuar sa duhet për të kompensuar humbjen e mësimit.
Studimi thekson se me një planifikim të mirë të masave dhe qëndrueshmëri financiare, do të vendoseshin bazat për një përgjigje të fortë ndaj të gjitha sfidave ekzistuese dhe të së ardhmes të sistemit arsimor të Malit të Zi./VOA
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Shuhet ëndrra zvicerane, Argjentina siguron gjysmëfinalen drejt mbrojtjes së titullit botëror Kombëtarja e Zvicrës i ka dhënë fund rrugëtimit të saj në Kupën e Botës 2026, pasi... -
Zvicra barazon me Argjentinën, Ndoye mban gjallë ëndrrën helvete -
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri













