Lajme
Studim: Stresi, katalizator për përhapjen e metastazave
Tashmë prej një kohe të gjatë dyshohet që ekziston lidhja midis kancerit dhe stresit kronik, ndërkaq është konstatuar që pikërisht tensioni konstant psikik është shkaktar i përhapjes së metastazës nëpër trup
Shkencëtarët kanë studiuar minjtë e ekspozuar ndaj stresit të vazhdueshëm dhe kanë vërejtur që nën stres sistemi i tyre limfatik kalon nëpër ndryshime të tilla fiziologjike, që sëmundjet e kancerit shumë më shpejt shumëzohen dhe përhapen nëpër organizëm.
Ata kanë konstatuar që stresi vërtet paraqet “iniciuesin” e veçantë për ndarje të qelizave të tumorit dhe vazhdim të përhapjes së tyre.
– Ne jemi të vetëdijshëm që nuk mund t’u themi pacientëve të sëmurë nga kanceri “qetësohuni dhe mos jetoni nën stres”, sepse do të kishte efekt të kundërt, posaçërisht për faktin që tashmë ata janë nën stres të madh.
Megjithatë, është me rëndësi se si do t’u qasemi të sëmurëve nga kanceri, sepse qasja negative në raste të shumta mund t’ua përkeqësojë sëmundjen – thotë për ABC News Erica Sloan, nga Universiteti i Monashit në Australi.
Siç u konstatua, fajtorët për përhapje rapide të kancerit janë hormonet e stresit, para së gjithash adrenalina dhe noradrenalina.
– Ky është zbulim i rëndësishëm i studimit tonë, për shkak që tani e dimë që adrenalina ndikon nëpërmjet receptorëve të caktuar qelizorë, gjë që do të na ndihmojë që t’i zhvillojmë barnat, të cilat do të bllokojnë rrugët e përhapjes së kancerit – thotë dr. Sloun.Tani për tani, ata kanë filluar testimet klinike në femrat e sëmura nga kanceri i gjirit, në atë mënyrë që u jepen doza të caktuara propranololi dhe beta-bllokues të tjerë.
– Gjatë shtatë vjetësh të studimit, është treguar që te pacientet të cilat kanë marrë propranolol, është vërejtur përqindje shumë më e vogël e metastazës, e cila përhapet nëpër sistemin limfatik dhe “vendoset” në organet vitale, siç janë mushkëritë – thotë ajo.
E-Diaspora
-
Foto
KUR VESHJA BËHET IDENTITET! Një mbrëmje që e ktheu traditën shqiptare në spektakël kulturor!... -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë -
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Zvicër
-
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur Në qytetin e Lucernës, një grua ka mbetur e vdekur në apartamentin e saj për muaj... -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie -
Aferë dashurie midis dy gjyqtarëve federalë -
Shumica pro nismës “Jo Zvicër 10 milionëshe”: Këto janë qëndrimet e partive














