Lajme
Fëmijët, shumë më mirë “të armatosur” kundër koronës se sa të rriturit
Ndërkohë që as një e dhjeta e të rriturve të infektuar nuk shpëtojnë pa simptoma, tek 45 për qind e fëmijëve të infektuar nuk është vënë re asgjë
Fëmijët janë shumë “më të armatosur” kundër koronavirusit sesa të rriturit: Ata infektohen më rrallë, kanë simptoma më të lehta dhe mbrojtja e tyre imunitare, pasi të jenë infektuar, është më e qëndrueshme sesa ajo e të rriturve. Në familjet me një person të infektuar, mesatarisht infektohen një e treta e fëmijëve ndërsa sjhkalla e infektimit të të rriturve është 58 për qind, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë që as një e dhjeta e të rriturve të infektuar nuk shpëtojnë pa simptoma, tek 45 për qind e fëmijëve të infektuar nuk është vënë re asgjë.
Edhe të vegjlit që megjithatë kanë treguar simptoma, kanë vuajtur shumë më pak sesa të rriturit. Në rastet e sëmurjes së fëmijëve në moshën dymbëdhjetë vjeçare, ka ndodhur vetëm çrregullimi i ndjenjës së shijes. Nga ana tjetër, tek ata mbi moshën dymbëdhjetë vjeç janë konstatuar vetëm kollitje dhe ethe.
Një vit pas infektimit, fëmijët shfaqin nivele specifike më të larta dhe më të gjata të antitrupave sesa të rriturit – edhe pse kishin treguar pak ose aspak simptoma.
Këto zbulime janë prezantuar në një studim të realizuar nga spitalet universitare në Heidelberg, Tübingen, Ulm dhe Freiburg, përcjell albinfo.ch. Për studimin në fjalë, janë ekzaminuar 328 familje me të paktën një anëtar të familjes që vuante nga Covid-19. Gjithsej kanë marrë pjesë 548 fëmijë mes moshave 6 dhe 14 vjeçare dhe 717 të rritur.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












