Lajme
Studimi i Universitetit të Oksfordit: Korona zvogëlon jetëgjatësinë
Në disa vende të Evropës Perëndimore një rënie e tillë brenda vetëm një viti për herë të fundit është shënuar gjatë Luftës së Dytë Botërore
Në vazhdën e pandemisë së koronavirusit, sipas një studimi, jetëgjatësia në shumë vende të Evropës Perëndimore ka shënuar rënie. Madje, kjo rënie është më e ndjeshmja që nga Lufta e Dytë Botërore.
Në disa vende rritja e jetëgjatësisë, e arritur viteve të fundit, është shkatërruar në një kohë të shkurtër, raportojnë studiuesit nga Qendra Leverhulme për Shkencën Demografike në Universitetin e Oksfordit në “International Journal of Epidemiology”.
Rënia te burrat ishte më e madhe se te gratë, transmeton albinfo.ch.
Për studimin në fjalë, shkencëtarët kanë ekzaminuar të dhëna nga 29 vende, shumica prej tyre nga Evropa, përfshirë Gjermaninë, por edhe Kilin dhe SHBA-në.
Në vitin 2020 jetëgjatësia ka rënë në përgjithësi në 27 nga këto vende, ndërsa në 22 sosh rënia ka qenë për gjysmë viti.
Jetëgjatësia e meshkujve ka rënë më së shumti në SHBA, për 2.2 vjet në krahasim me vitin 2019, përcjell albinfo.ch. Në SHBA, rritja e vdekshmërisë së njerëzve në moshë pune nën 60 vjeç është veçanërisht me peshë, është shprehur bashkautori i studimit, Ridhi Kashyap.
Në shumicën e vendeve evropiane, nga ana tjetër, vdekshmëria është rritur veçanërisht midis personave mbi 60 vjeç.
Jetëgjatësia është mosha që një i porsalindur ka gjasa të arrijë nëse numri i vdekjeve vazhdon të zhvillohet siç ka qenë kur ai ka lindur.
Në vendet e Evropës Perëndimore, si Spanja, Anglia dhe Uellsi, Italia, Belgjika, një rënie e tillë e jetëgjatësisë brenda vetëm një viti për herë të fundit është shënuar gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Frëngjishtja në rritje në qytetet dygjuhëshe të Zvicrës Frëngjishtja po bëhet paksa më mbizotëruese dhe e dobishme në shumicën e qyteteve të Zvicrës, dhe...
-
A priten vonesa dhe tollovi në aeroportin e Cyrihut?
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Komiteti parlamentar zviceran kërkon 15 milionë CHF për Kampionatin Evropian të Futbollit për Femra 2025
-
Presidenti i SNB-së paralajmëron për goditje të mundshme inflacioni në Zvicër