Koronavirusi: çast pas çasti
Studimi: Sa gjermanë po planifikojnë të shkojnë në pushime
Shumë gjermanë nuk janë për pushime këtë vit ose po planifikojnë të qëndrojnë në shtëpi për shkak të pandemisë, tregon një studim i ri
Maska të detyrueshme në trena dhe aeroplanë, rregullat e distancës në plazhe dhe në restorante, plane të kohës së lirë të pushimeve në vendpushimet turistike, nuk ka dyshim se sezoni i pushimeve 2020 do të jetë shumë i ndryshëm në krahasim me vitet e kaluara.
Dhe, njerëzit në Gjermani janë duke parashikuar ndryshimet, sipas sondazhit të kryer nga instituti i kërkimit të opinionit YouGov, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
Në përgjithësi, një në tre të anketuar, ose 22 për qind, presin kufizime “të rënda”, ndërsa 11 për qind presin kufizime “shumë të rënda” nëse shkojnë me pushime këtë vit.
Ndërkohë, pak më shumë se gjysma (54 për qind) e gjermanëve besojnë se pushimet e tyre do të jenë “disi të kufizuara”. Megjithatë, nëntë për qind shpresojnë për pushime si në periudhat normale.
Një total prej 2.066 personash morën pjesë në sondazh midis 17 dhe 19 qershor, përcjell tutje albinfo.ch.
Më shumë se një në tre të anketuar (35 për qind) thanë se nuk ishin në një gjendje pushimi gjatë këtij viti, ndërsa 22 për qind kanë ndjenja të ndryshme për të ikur.
Çdo person i pestë (21 për qind) ka zvogëluar planet e tyre të pushimeve, ndërsa 51 për qind e të gjithë të anketuarve thonë se nuk kanë plane pushimesh gjatë këtij viti.
Nga ata që po planifikojnë një pushim, 36 për qind synojnë të udhëtojnë brenda Gjermanisë, dhe 30 për qind – përkundër koronavirus – kanë ndërmend të shkojnë jashtë vendit gjatë vitit. Një total prej 11 për qind kanë ndërmend të udhëtojnë brenda rajonit të tyre, ndërsa 20 për qind planifikojnë pushime në shtëpi.
Por, ata që kërkojnë të kapin një shtëpi pushimi do të duhet të jenë të shpejtë, sepse akomodimi po mbushet në destinacione të njohura turistike gjermane, si zonat e Detit të Veriut dhe Baltikut, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” Togerja e FSK-së vlerësohet si studente ndërkombëtare e dalluar në Adjutant General School të Ushtrisë Amerikane... -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër ekzistojnë mbi 300 mijë bunkerë për mbrojtje civile Sistemi unik zviceran i strehimit emergjent mbulon pothuajse të gjithë popullsinë dhe konsiderohet ndër më të... -
Teleferikët në Fribourg tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë gjatë verës -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri -
Zvicra rritet, Evropa tkurret – por të dyja janë të pakënaqura -
Media publike zvicerane me humbje prej 2.9 milionë frangash në 2025















