Lajme
Stuhia e borës, SHBA shpall gjendje të katastrofës në Teksas
Presidenti amerikan Joe Biden ka shpallur gjendje të katastrofës së madhe në Teksas, për të mundësuar ndarjen e më shumë fondeve federale si ndihmë për këtë shtet.
Energjia elektrike po kthehet gradualisht në këtë vend dhe temperaturat po rriten, mirëpo rreth 13 milionë banorë vazhdojnë të kenë vështirësi për t’u qasur në ujë të pastër.
Biden ka thënë se do të vizitojë Teksasin nëse prezenca e tij nuk është barrë, ndërkohë që po bëhen përpjekje për ndihmë.
Në gjithë Shtetet e Bashkuara është raportuar për gati 60 persona të vdekur si pasojë e motit të ftohtë.
“Ndihma mund të përfshijë grante për strehim të përkohshëm dhe rregullime të shtëpive, hua në shuma të vogla, si dhe të mbrojë humbjet tjera”, është thënë në deklaratë, raporton rel, përcjell Albinfo.ch.
Presidenti Biden ka qenë në kontakt edhe me kryetarët e disa prej qyteteve më të mëdha në Teksas, si Hjuston, Austin dhe Dallas, për t’u siguruar se ata kanë qasje në burime qeveritare, ka thënë një zyrtar i administratës.
Shumë shtete tjera jugore janë goditur po ashtu nga bora dhe stuhia e akulltë këtë javë, çka ka rezultuar me mungesa të ujit.
Përgjatë jugut të Shteteve të Bashkuara, rajon që nuk është mësuar me temperatura kaq të ulëta dhe ku rezervuarët e ujit janë ngrirë, banorët kanë shkrirë borën për të fituar ujë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar













