Lajme
Stuhia në Valais dëmton të mbjellat
Stuhia e një dite më herët në Valais dëmtoi të mbjellat në këtë kanton.
Dëmet e shkaktuara ishin kryesisht nga breshëri, që sipas fermerëve madhësia ishte mbresëlënëse.
“Unë jam 63 vjeç dhe nuk e kam parë kurrë këtë”, u shpreh një vreshtar nga Chamoson, për RTS.
Rrushi, kumbullat e thata dhe mollët u shkatërruan nga kjo stuhi. Të martën në mëngjes, ekipet kantonale ishin tashmë në terren në përpjekje për të përcaktuar sasinë e dëmeve.
“Aty e shohim realisht ndikimin tek frutat dhe gjithashtu se druri është shënuar”, shpjegon Sven Knieling, menaxher i sektorit të prodhimit teknik në Zyrën e Pemëtarisë Valais, përcjell albinfo.ch.
Vëzhgimi i parë i bërë nga autoritetet, të korrat e këtij viti ka të ngjarë të ndikohen fuqishëm.
“Problemi është se nëse fruti nuk arrin të shërohet, do të kalbet dhe nuk do të bëjmë dot asgjë me këto fruta. Nga ana tjetër, në raste të tjera është pak më delikate, shohim ndikime tek frutat por nuk janë zbërthyer”, thotë Sven Knieling.
Në Nendaz, Régis Métrailler e konsideron veten me fat pasi ai kishte vjelur 75% të kajsive të tij përpara se të binte breshri.
“Aktualisht jemi në varietetet e vona. Për kajsitë Bergeron nuk kemi filluar vjeljen. Ishte planifikuar për këtë javë. Pra, këtu do të kemi 50% humbje nga kjo varietet, por për kolegët prodhues të zonës ka dëme shumë më të mëdha”, shpjegon ai për RTS.
Stuhia ka shkaktuar shumë dëme në të mbjellat, por do të pritet disa ditë për të ditur shtrirjen e tyre. Kantoni njoftoi të enjten një komunikim mbi ndikimin e breshërit dhe humbjet e sakta, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














