Lajme
Stuhia ‘Nero’, temperatura mbi 40 gradë përfshijnë Italinë
Stuhia e nxehtësisë, e emërtuar “Nero”, është duke zbritur mbi çizmen italiane, me temperatura që rriten deri në 4 gradë Celsius më shumë, duke arritur kulmin të hënën.
Vala e të nxehtit do të godasë Italinë për të paktën 5 ditë, duke zgjatur deri të enjten dhe temperaturat maksimale mund t’i kalojnë 40 gradë Celcius.
“Të them të drejtën, ditët e fundit temperaturat kanë filluar të rriten me më shumë se disa gradë dhe është rikthyer edhe vapa. Megjithatë, të paktën tani për tani, i nxehti ka qenë i moderuar dhe në përgjithësi mjaft normal për këtë periudhë. Në ditët në vijim presioni i lartë subsaharian, apo anticikloni Nero, do të forcohet më tej, duke u nisur nga sektori më perëndimor mesdhetar i gatshëm të përshkojë edhe vendin tonë”, vëren meteorologu italian Stefano Rossi, transmeton A2 përcjell albinfo.ch.
Shenja e parë dhe e qartë e përshkallëzimit të pritshëm të vapës do të ndihet nga sot, kur temperaturat maksimale do të fillojnë të arrijnë pragun 36/37°C në shumë zona të qendrës, Veriut dhe Sardenjës.
“Do të arrihen temperatura 38/39° në luginën e Po, e madje 40° në Sardenjë dhe në zonat më të brendshme të qendrës, veçanërisht në Toskana. Disa gradë më pak në jug, edhe pse në një kontekst shumë të nxehtë, veçanërisht në Tarantino, Casertano, Sirakuza, Agrigento dhe brigjet Joniane të Bazilikatës. Një skenar i zjarrtë që duhet të vazhdojë pa shumë variacione të paktën deri të enjten , kur temperaturat do të kthehen në mesataren e fundit të gushtit”, shpjegon më tej meteorologu Rossi.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant












