Bota

Suedia do ta padisë Gjermaninë për shkak të refugjatëve

Zyrtarët suedezë po kërcënojnë se do të padisin Gjermaninë për shkelje të konventës ndërkombëtare, me të cilën vendet duhen t‘i kthejnë refugjatët në vendet ku fillimisht ishin regjistruar, përcjell albinfo.ch.

Zyrtari në Stockholm pohon se Gjermania refuzon të bashkëpunojë në këtë fushë, nuk dëshiron të marrë përsëri refugjatët që ishin regjistruar dhe ka një mundësi që Kancelarja Merkel të paditet në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, shkruan albinfo.ch.

Ministri suedez i Emigracionit, Morgan Johansson, tha se “mospranimi i azilkërkuesve, të cilët janë regjistruar në Gjermani, është një shkelje e rregullave evropiane dhe nëse Gjermania vazhdon të zbatojë këtë politikë, ne do të fillojmë procesin para Gjykatës Evropiane të Drejtësisë”.
Johansson tha se Suedia zyrtarisht ka kontaktuar me qeverinë gjermane dhe janë disa shtete të tjera anëtare të BE-së të prekura nga sjellja e Gjermanisë.

Suedia aktualisht ka rreth 700 azilkërkues që janë të regjistruar në Gjermani dhe po presin për zgjidhjen e statusit të tyre në një vend skandinav, e numri i rasteve të tilla pritet të rritet, sipas autoriteteve suedeze.