Kosova
Suedia e gatshme për bashkëpunim me Kosovën
Ministri i Financave, Bedri Hamza dhe ambasadorja e Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahlin kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Ministria e Financave ka njoftuar se Kosova dhe Suedia do të bashkëpunojnë në veçanti në fushën e regjistrimit të pronave të paluajtshme.
“Ministri Hamza duke uruar Ambasadoren Ahliny për detyrën e falënderoi atë për ndihmën dhe kontributin që shteti suedez ka dhënë dhe vazhdon të jap për institucionet e Kosovës, në implementimin e projekteve, përmes të cilave shteti suedez i ndihmon Kosovës në zhvillimin e saj, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e regjistrimit të pronave të paluajtshme”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.
Ambasadorja e Suedisë, ka thënë se shteti suedez për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe politik.
“Ndërsa, ambasadorja e Mbretërisë së Suedisë në Kosovë Karin Hernmarck Ahliny, falënderoi Ministrin Hamza për pritjen dhe shprehi gatishmërinë e saj dhe të shtetit suedez për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe politik ndërmjet dy shteteve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau












