Kosova
Suedia, si kryesuese e BE-së, do t’i ketë dy prioritete për Kosovën
Në ditën e parë të vitit 2023, Suedia mori nga Çekia kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili do t’i zgjasë deri në fund të muajit qershor.
Do të jetë kjo hera e tretë që Suedia do të jetë në krye të këtij institucioni. Anëtare e BE-së që nga viti 1995, ajo kishte kryesimin e radhës në vitin 2000 dhe në vitin 2009. Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, duke folur për prioritetet që do t’i ketë vendi i tij në krye të BE-së në gjysmën e parë të vitit 2023, tha se do të punojë për një “Evropë më të sigurt, më të lirë dhe më të gjelbër“. Këto tri pika, sipas tij, do të jenë themeli i prioriteteve të Suedisë gjatë kryesimit me Bashkimin Evropian.
Duke iu referuar agresionit të Rusisë në Ukrainë, Kristersson tha se forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes së BE-së, si dhe bashkëpunimi me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë të domosdoshëm për të vazhduar dhënien e ndihmës për Ukrainën në të gjitha aspektet.
Në dokumentet që publikoi Presidenca suedeze e BE-së për prioritetet e saj, raportet me Ballkanin Perëndimor dhe procesi i zgjerimit përmenden si çështje të rëndësishme në aspektin e sigurisë për tërë Evropën.
“Zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, në aspektin e sigurisë, janë të rëndësishme si për këtë rajon, ashtu edhe për Bashkimin Evropian“, thuhet në dokumentet e Presidencës suedeze të BE-së.
Suedia, thonë burimet diplomatike në Bruksel, do të punojë në forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit me vendet fqinje të BE-së, si me ato që janë në procesin e zgjerimit, ashtu dhe me ato që nuk janë të përfshira në këtë proces.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut Që nga fundi i qershorit, pasagjerët që nisen nga Aeroporti i Cyrihut janë lejuar të mbajnë... -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri -
Kantoni zviceran vazhdon të zbatojë kufizimet e telefonave në shkollat fillore -
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit













