Bota

Suksese të jashtëzakonshme të doganës franceze

Doganat franceze kanë konfiskuar 66.1 tonë drogë përgjatë vitit 2017, njoftuan zyrtarët të martën.

Rezultatet po ashtu zbuluan se 79.5 miliardë euro në tatime janë mbledhur nga dogana përgjatë 2017-s e që është rritje prej 4.6 për qind krahasuar me një vit më herët, përcjell albinfo.ch.

Përmirësimi në praktikat kanë reflektuar në rënie të shpejtë të kohës që nevojitet për agjentët që të mobilizohen kur ballafaqohen me çështje të caktuara me produktet dhe tani nga 13 minuta që dikur nevojiteshin një punë mund të përfundojë për 3 minuta që nga viti 2017.

Rekrutimi i një mijë personave shtesë në këtë punë që nga sulmet në vitin 2015 ka kontribuuar në grumbullim më të madh të konfiskimit.